“Durrësi i mbërthyer nën darën e abuzimeve bashkiake”, Presidenti Meta: Ja kush është zgjidhja e vetme

Sep 28, 2020 | 18:32
SHPËRNDAJE

ilir-meta-675x450-665x450

Presidenti Ilir Meta thotë se qyteti i Durrësit “është sot i mbërthyer nën darën e abuzimeve bashkiake”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit teksa thekson se eshte koha per drejtesi, nenvizon se “transparenca, hetimi i thelluar dhe ndëshkimi nga drejtësia i përgjegjësve për shpërdorimin e milionave euro të taksave të qytetarëve të Durrësit është zgjidhja e vetme”.

POSTIMI I PLOTE

Durrësi i martirizuar dhe plot halle nga tërmeti është sot i mbërthyer nën darën e abuzimeve bashkiake.

Transparenca, hetimi i thelluar dhe ndëshkimi nga drejtësia i përgjegjësve për shpërdorimin e milionave euro të taksave të qytetarëve të Durrësit është zgjidhja e vetme.

KOHA PËR DREJTËSI!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura