Durrës, krim brenda familjes, djali vret nënën

Apr 6, 2013 | 11:35
SHPËRNDAJE

DURRES- Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin bregdetar të Durrësit në orët  e para të ditës së sotme.

Një krim brenda familjes është shënuar në fshatin Kullë të ketij rrethi, ku djali ka vrarë me sende të forta nënën e tij

Lefter Pashai, 51 vjeç, ka qëlluar për vdekje nënën e tij, Mereme Pashai, 70 vjeç.

Ende nuk janë të qarta motivet për të cilat ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë, ndërsa policia ka bërë të mundur edhe arrestimin e autorit të krimit.

51- vjeçari eshte baba i tre femijeve, ndersa prej rreth 1 viti kishte humbur bashkeshorten e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura