SHPËRNDAJE

UPDATE/ Përparim Agalliu, kryetar i seksionit nr 6 të degës së Partisë Demokratike në Durrës rrëzon versionin e Policisë mbi dhunimin e bashkëshortes së tij, dje në mbrëmje.

Agalliu tha për mediat që Policia e Shtetit ka dhënë një version aspak të saktë për ngjarjen. Ai tha se nuk ka asnjë konflikt dhe nëse Policia mbështet këtë version atëhere të tregojë autorët. Në të kundërt, tha Agalliu, Policia po bën një lojë që të fshehë autorët e vërtetë të ngjarjes. 

Bashkeshorti i te demtuares

“Nëse policia ka arritur në këtë përfundim do të thotë që ka gjetur autorët e këtij krimi dhe i lutem policisë të thotë nëse i ka arrestuar këta autorë. Ndryshe, bën lojë që të fshehë autorin e vërtetë të kësaj vepre kriminale”, tha Agalliu i cili shtoi se ngjarja ishte e tmerrshme në dhunën ndaj bashkëshortes së tij ku pasi e goditën i thanë: “Tani ec e voto për PD-në”. 

Policia e Durrësit ka dhënë më herët detaje të reja në lidhje me incidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës, ku sekretarja e një qendre votimi është sulmuar dhe dhunuar fizikisht. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, në Komisariatin e Durrësit, dje rreth orës 21.00 është paraqitur shtetësia Merjeme Agalliu , 49-vjeçe, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj e cila ka njoftur  se në kohën kur po shkonte  për në banesën në lagjen Nr.6 të qytetit, një person i pa njohur nga  ana e saj  i është afruar  dhe pasi e ka kapur nga flokët  e ka rrëzuar në tokë duke i shkaktuar  dëmtime të lehta  fizike.

Më tej e dëmtuara është larguar  duke shkuar ne urgjencën e spitalit civil Durrës, ku mbasi ka marrë mjekime është larguar për në banesën e saj.

Rreth orës 01:00 te datës 20.06.2015, policia i ka marrë asaj deklarimin lidhur me rrethanat e ngjarjes, ku ndër të tjera ka sqaruar:

“Nuk i përkas asnjë partie politike  dhe përjashtoj çdo mundësi që dhuna fizike të jetë për shkaqe politike, por për konflikte te meparsh”.

Merene Agalliu ne spital

Policia e Durresit sqaron së në ngarkim të kësaj shtetasje pranë Komisariatit të Policisë Durrës janë bërë dy kallëzime, konkretisht:-

Kanosje dhe Fyerje me datë 11.11.2014, parashikuar në nenin 119 të Kodit Penal,

– Fyerje më datë 01.04.2015, parashikuar në nenin 119 të Kodit penal.

Policia po punon për zbardhjen e plote të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve”,- thuhet në komunikatë.

 

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakJa si të bëni flokë kaçurrele me këtë metodë të thjeshtë! (VIDEO)
Artikulli tjetër

44 KOMENTET

Comments are closed.