Durrës, 5 trafikantë droge në pranga, 1 në kërkim, iu kapën 200 doza heroinë e kanabis

Apr 21, 2015 | 10:30
SHPËRNDAJE

UPDATE/ 5 persona kanë rënë në pranga të Policisë së Durrësit për trafik të lëndëve narkotike. Të arrestuarve u janë kapur 200 doza heroinë dhe kabanis. 

Arrestim, foto arkiv

Në pranga kanë rënë shtetasit Klodian Begaj, 34 vjeç, i dënuar më parë në Itali për trafik droge; Armando Kariqi, 35 vjeç; Antonio Zani, 22 vjeç; Gëzim Limani, 41 vjeç, person me precedentë penalë për trafik droge; Xhuliano Çela, 22 vjeç.

Ahmet Limani, 38 vjeç, person me precedentë për trafik droge, është shpallur në kërkim nga policia.

Mësohet se të arrestuarit furnizonin shpërndarësit e drogës në qytetin e Durrësit. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 8 telefona celularë dhe një automjet tip ‘Benz” me targë AA 943 HY.

LEONIDHA MUSAJ 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura