Duro: U kërkoj ndjesë tifozëve për rezultatet e fundit, një skuadër e madhe di të ringrihet

Mar 13, 2018 | 16:35
SHPËRNDAJE

Në vigjilje të ndeshjes me Kamzës, trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, ka kërkuar ndjesë për rezultatet e fundit të ekipit, dhe ka kërkuar mbështetjen e tifozëve për të kaluar këtë situatë.

duro

“Jemi në një situatë që duhet të reagojmë. Dihet çfarë na ka ndodhur javët e fundit. Në Shhkodër na janë mohuar dy 11-metërsha, kurse në Laç nuk ka ndonjë gjë poër të thënë. Ishte akti i tretë i një skenari që ka filluar që në fazën e parë.

Kemi pasur edhe mungesa, por kam besim se skuadra do të kthehet ajo e dy fazave të para. Një skuadër e fortë është ajo skuadër që di të ringrihet dhe unë kam besim se këtë do të bëjmë. Kemi lojtarë të mrekullueshëm dhe profesionistë, të cilët nuk e meritojnë të jenë në këtë situatë.

Kamzën e njoh dhe di të them se është ekip i fortë, që do të na e bëjë të vështirë në Vlorë, por ne duhet të reagojmë.

Dua t’u kërkoj ndjesë në emër të ekipit tifozëve të Flamurtarit për rezultatet e fundit, por bashkë me ta do të dimë të ringrihemi. Me mbështetjen e tifozëve, Flamurtari do të kthehet në vendin që meriton”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura