Duro: Jam i kënaqur me atë që skuadra ka treguar, mund të kishim shënuar 4 gola

Jan 16, 2018 | 12:11
SHPËRNDAJE

Pavarësisht barazimit të djeshëm, trajneri Shpëtim Duro ka mbetur i kënaqur nga ajo që skuadra e tij ka dhënë në fushën e lojës, duke theksuar faktin se ekipi mund të shënonte edhe më shumë.

shpetim duro

I kontaktuar nga “Panorama Sport”, trajneri u shpreh: “Unë jam shumë i kënaqur me atë që skuadra ka treguar në ndeshjen e sotme (dje). Kemi arritur të dominojmë totalisht për 60 minuta dhe mund të shënonim edhe tre ose katër gola.”

“Në pjesën e dytë të takimit kam hedhur në fushë të gjithë lojtarit. Nuk duhet të harrojmë se përballë kemi pasur një skuadër, e cila e ka buxhetin 10 herë më të madh se ne dhe loja që tregoi ekipi në fushë më ka kënaqur”, ka thënë trajneri.

Duro-470x283

LARGIMET – I pyetur në lidhje me deklaratat e dhëna nga futbollisti Neziraj, që stërvitet me ekipin e të rinjve, edhe pse nuk është në planet e trajnerit, Duro ka deklaruar shkurtimisht: “Nuk i jap përgjigje asnjë lojtari në gazetë”.

Ndërsa në lidhje me huazimin e Alesio Hysenit te Luftëtari, çështje e cila ende nuk është zgjidhur pasi mes dy klubeve nuk po gjendet akordi, trajneri ka lënë të hapur gjithçka. “Për huazimet mund të them se jam pro atyre lojtarëve që e shikojnë, që nuk mund të ketë hapësirë në skuadër”, ka përfunduar Duro.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura