Duro: I kënaqur me një pikë ndaj Teutës, tani në Durrës nuk besoj se fiton skuadër tjetër. Me Kukësin asnjë presion

Feb 24, 2018 | 19:13
SHPËRNDAJE

Barazim me Teutën. Jeni të kënaqur?

Sigurisht, e kam thënë që ndeshja ishte e vështirë, duke pasur parasysh pozitat e Teutës. Do bënte çmos për ta fituar. Nuk kishte forcën për ta fituar ndeshjen, sepse edhe ne kemi kualitet. Teuta ka lojtarë, e kam thënë. Është ndërtuar për të qenë sipër në klasifikim. Në këto pozita të vështira që është Teuta, një barazim është normal. Nuk arritëm të shfrytëzonim mundësitë që na u krijuan. Ne duhej ta fitonim, gjithsesi, një barazim është normal.

E ndjeni presionin me Kukësin?

Ne jemi në pozita komode. Jemi në gjysmëfinale të Kupës. Nuk kemi presion. Rruga është e gjatë, jemi brenda objektivave. Sot Kukësi fitoi me fat, ne nuk fituam, por kampionati vazhdon. Ne duhet të jemi të përqendruar në çdo ndeshje.

duro

Teuta ka diferencë me ekipin tuaj.

Në verë ne ishim pa objektiva fare, ndërsa Teuta kërkonte Europën. Prandaj them që në këtë situatë që ishte Teuta, nuk besoj se fiton skuadër tjetër në Durrës.

Mungesa e Zhufës dhe Tunkara.

Zhufo normale, por Tunkara akoma nuk ka debutuar, nuk e di çfarë niveli është. Duhet ta shohim në vazhdimësi.

Njiheni që i nuhasni lojtarët që në stërvitje.

Ai ka ardhur në një moment kur kampionati kishte ndeshjen me intensitet, dhe stërvitjet kanë qenë të shkurtra. Nuk kemi pasur hapësirë për ta parë.

Konfirmoheni solid në mbrojtje, por keni vështirësi në finalizim, ehde pse me potencial të madh. Pse kaq vështirë?

Ne fituam 2-0 me Lushnjën, sot humbëm raste. Skuadra ime është shumë e ekuilibruar. Nuk kemi shënuar më shumë se të tjerët. Ne jemi kompaktë, dhe jam dakord që po t’i shfrytëzonim ato mundësi të Alveshit, do e fitonim ndeshjen.

Sidibe i jep ekuilibër lojës suaj. Ndonjë çrregullim në mesfushë?

Ishte i pranishëm tensioni i ndeshjes, që kërkonte të krijonte një rast të rrezikshëm. Në të dytën, Teuta nuk na rrezikoi fare. Sidibe është një pikë e fortë, por edhe Useini është motori i mesit të fushës sonë. Që nga ndeshja e parë, ai i ka bërë 100% të gjitha takimet, dhe kjo nuk është diçka e vogël.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura