Duro i bindur për titullin kampion, ja çfarë kërkon në merkato tekniku i Kukësit

Jan 17, 2020 | 15:57
SHPËRNDAJE

Trajneri Shpëtim Duro dëshiron që ta ketë të plotë këtë ekip për pjesën e dytë të kampionatit, pasi me këtë grup lojtarësh ai ka bindjen se do shpallet kampion.shpetim duro

Thjesht, drejtuesit do të afrojnë një sulmues për të zëvendësuar Dakun, por jo detyrimisht, pasi për Duron është Abazaj zëvendësuesi më i mirë për Shkurtajn në qendër të sulmit. Kur Shkurtaj luan, Abazaj kalon në pozicionin e tij natyral si sulmues i djathtë.kukesii

Nëse Abazaj do të luajë në sulm, në mungesë të Shkurtajt e zëvendëson Valon Et’hemi, i cili është i sakrifikuari i madh i Kukësit. Gjithsesi, lojtari është një nga ata që në çdo pozicion që luan jep gjithmonë maksimumin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura