Duro bën prapakthehu: Ndoshta e kam tepruar me fjalorin, por po bëhet gjykim me dy standarde

Feb 23, 2018 | 18:22
SHPËRNDAJE

Flamurtari do të luajë ditën e shtunë ndeshjen në transfertë përballë Teutës së Durrësit. Flamurtari nuk e ka arritur endë fitoren  e parë jashtë fushe për vitin e ri kalendarik.

Trajneri Duro foli për mediat përpara kësaj sfide.

Duro

Ndeshja ndaj Teutës?

Nuk e shikoj Teutën nga klasifikimi, sepse është një skuadër që në fillim të kampionatit u formua të jetë në pjesën e sipërme të renditjes. Por, nuk shkoi ashtu si e mendonin, megjithatë është treguar se Teuta ka lojtarë cilësor dhe do vlerësim maksimal për të arritur rezultat pozitiv. Patjetër ata kanë presion për situatën e vështirë ku janë, por ne kemi detyrat të jemi sa më të suksesshëm deri në fund të sezonit në të dyja kompeticionet.

Gjendja e ekipit?

Tounkara e Zhuffo janë të dëmtuar dhe Bici i pezulluar. Muarem Muarem është rikuperuar, por stafi mendon ta mbajë në stol deri sa ylli i ekipit të rigjejë formën optimale.

Akuzat e bërë në drejtim të arbitrave dhe dënimi i marrë?

Kam 20 e ca vjet karrierë dhe është dënimi i parë që marr. Ishte për të prishur syrin. Ndoshta e kam tejkaluar pak me fjalorin, por dënimi i Beqirit me 8 ndeshje ka qenë i pakuptimtë, vetëm për një fjalë, kur shikohet qartë se çdo javë ka gjykim të fakteve me dy standarde. Edhe me trajnerët dhe lojtarët ka dënime minimale në raport me dënimet shumë të ashpra ndaj Flamurtarit në këtë sezon. Patjetër që për Flamurtarin ku sezon ka qenë i jashtëzakonshëm nga gabimet e arbitrave. Skuadrat duhet të marrin atë që u takon në fushë dhe arbitrat nuk duhet të bëhen protagonistë”.

Dënimi i mundshëm i Skënderbeut?

Kam qenë trajner i vitit të parë kampion i Skënderbeut dhe jam krenar për këtë fakt, sepse i hapi rrugës historisë së sukseshme të Skënderbeut në pesë vite. Ndoshta po të mos ishim shpallur kampion jam i bindur që sponsorët mund të ishin larguar. Jam krenar për atë që kam bërë me Skënderbeun dhe skuadrat e tjera. Jam pjesë e komunitetit të futbollitdhe nuk më vjen mirë nëse do të merret vendim ashtu siç parashikohet për Skënderbeun, sepse do të ishte një goditje jo vetëm për atë ekip, por për të gjithë futbollin shqiptar. Nuk duhet të gëzohemi apo të kënaqemi.

Agresioni ndaj Ernest Gjokës?

Është e tmerrshme dhe skandaloze. për fat në gjithë këtë kohë në futboll nuk kam përjetuar një situatë të tillë. Por, kjo është e tmerrshme. Nuk është problemi se i ndodhi një trajneri, por është skandaloze dhe duhet patjetër të gjendet autori. Shkaku është banal, si ndodh rëndom në futbollin shqiptar, që kërkojnë të luajnë futboll pa e merituar. Kjo ngjarje duhet të zbardhet sa më shpejt për të mirën e futbollit shqiptar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura