“Durim Bami lëviz me armë e antiplumb edhe pse në ‘arrest shtëpie’, e shpëtoi Tahiri”

May 28, 2016 | 13:38
SHPËRNDAJE

Partia Demokartike ka vënë sërish në qendër të akzuave ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, si personin që ka shpëtuar Durim Bamin, për të cilin denoncon se ishte një person që lëvizte me armë. Në një deklaratë për mediat, kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkeleid Alibeaj theksoi se Tahiri i siguroi paprekshmeri Bamit.

Sipas Alibeajt, Bami u denoncua nga qytetarët pasi me 21 maj, në orën 17.00, ky i fundit ishte në një lokal në qendër të Niklës, i pajisur me armë pa leje e me veshje antiplumb, edhe pse gjendet nën masën e sigurisë arrest shtëpie dhe e ka të ndaluar me vendim gjykate të dale nga banesa.

E. Alibeaj 10 maj

Deklarata e plote 

Saimir Tahiri është kapur në një tjetër aferë kriminale. Duke ofruar shërbimin e tij, ka garantuar paprekshmëri për Durim Bamin, i cili u denoncua nga qytetarët pasi me 21 maj, në orën 17.00, ky i fundit ishte në një lokal në qendër të Niklës, i pajisur me armë pa leje e me veshje antiplumb, edhe pse gjendet nën masën e sigurisë arrest shtëpie dhe e ka të ndaluar me vendim gjykate të dale nga banesa.

Dhe është pikërisht policia e Tahirit që duhet të garantojë zbatimin e këtij vendimi gjykate.

Me ndihmën e shefit të komisariatit, Erjon Ismaili, pjesë e grupit të besuar Shullazi-Tahiri, Bamit i janë ofruar lehtësi. Një nga ushtarët e tij është paraqitur dhe është lejuar ta marrë përsiper ai, përgjegjësinë per armët dhe pajisjet e tjera të paligjshme.

Kështu Bami i shpëtoi procedimit, me një ndërhyrje të kontrolluar nga fillimi deri në fund prej Saimir Tahirit. I akuzuari si vrasës me pagesë nga vetë radhët e mazhorancës, i dyshuari për vepra të rënda penale, është një njohje e vjetër e Saimir Tahirit.

Saimir Tahiri ka ndërmjetësuar e ka kuvenduar me të privatisht në zyrën e Ministrit të Brendshëm, në plazhe e rezidenca qeveritare.

Bami mbajti qendrimin e duhur në kohën kur u akuzua se ishte pajtuar nga Meta për të vrarë dy deputetë, qendrim që solli mbylljen e çështjes dhe ndihmoi Ramën për të kapërcyer krizën e madhe politike, ndaj sot shpërblehet nga Saimir Tahiri me paprekshmëri e me leje për të qarkulluar i armatosur.

Kjo është një tjetër dëshmi e lidhjes së Saimir Tahirit me krimin.

Dëshmi e marrdhënies së ngushtë që ai ka me banditë, trafikantë e vrasës.​

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura