Duma takon banorët e ish-Kënetës: Këtë lagje e kam pjesë të projektit tim

May 5, 2015 | 12:18
SHPËRNDAJE

Kandidatja për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma ka pasur një takim me banorët e zonës së ish-Kkënetës ku ka degjuar problemet per te cilat jane ankuar qytetaret. Banorët kërkuan punën të parën dhe shprehën mbështetjen për projektin e zonjës Duma për Durrësin, thuhet ne deklaraten per shtyp te PD-se.

Grida Duma ne zonen e ish-Kenetes

Komuniteti shprehu shqetësim parësor sistemin e kanalizimeve ndërsa kërkuan vëmëndjen e bashkisë së ardhshme për ti dhënë fund braktisjes së tyre.

Kandidatja Duma tha se kjo lagje e qytetit është pjesë e projektit të saj ndërsa theksoi se punësimi është prioriteti i saj. 

“Puna dhe vetem puna eshte e para”,- tha Duma.

“Jemi në skamje të madhe. Duam punë që të kemi para. Ne po e marrim bukën me listë. Jemi në vuajtje e sakrificë. Puna është e para. Me dy duar do të japim votën sepse është krizë. Jo vetëm unë por të gjithë siç na sheh. Ndaj bëhu zonjë e fortë”,u shpreh një e moshuar.

“Njerëzit e kanë kuptuar se kanë vuajtur për copën e bukës dhe nuk do shiten më për një thes me miell. Të falenderoj që ke ardhur ditën dhe jo si ata natën me zarfe në xhep”, tha një banor tjetër i zonës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura