Dule bojkoton mbledhjen e Vlorës, Idrizi flet si opozitar: Jemi maxhorancë, ka ardhur dita që…

Sep 20, 2018 | 11:17
SHPËRNDAJE

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, aleati i ri i Bashës, ka folur si opozitar nga seanca e jashtëzakonshme e opozitës së bashkuar në Vlorë.

basha

Në krah të Bashës, në takimin ku bie në sy mungesa e kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule, ndërkohë që i pranishëm është kreu i PAA, Agron Duka, Idrizi ka theksuar se ka ardhur dita që opozita të shpalosë planin e vet para shqiptarëve.

“Sot opozita numerikisht është në maxhorancë, sot si raport forcash jemi në maxhorancë, por ka ardhur dita ti japim shqiptarëve ofertën dhe zgjidhjen tonë për të gjithë problemet që kanë, ekonominë, krimin, vendosjen e shtetit ligjor. Se ka ardhur koha pas 27 vjetësh të shkëputemi nga tranzicioni, vetëm një person ka qenë 20 vjet në pushtet dhe ky është Edi Rama”-tha Idrizi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura