Duket i madh në moshë, por luante për të rinjtë e Lacios. Futbollisti befason të gjithë me lëvizjen e fundit

Feb 28, 2020 | 16:19
SHPËRNDAJE

Jozef Minala zuri faqet e para të gazetave në vitin 2014, kur bëri debutimin e tij në Seria A me Lacion, prej dyshimeve që të gjithë kishin për moshën e tij.minala

Në atë kohë, ai ishte 20 vjeç, por tifozët dhe ambienti sportiv, kishte dyshime duke parë paraqitjen e tij të jashtme. Gjithsesi, edhe pse flitej shumë për talentin e kamerunasit, ai kurrë nuk arriti që të kishte shpërthimin e pritur. Inzagi e dërgoi atë në fillim të sezonit në ekipin e të rinjve, për shkak se nuk kishte vend në ekipin e parë.

Tashmë është marrë një vendim tjetër për 23-vjeçarin, i cili tashmë është larguar nga bardhekaltrit, për të kaluar në kampionatin kinez, te skuadra e Kingdao Huanghai në formën e huazimit, deri në fund të vitit aktual.joseph-minala-lazio_f7xamktpfrqe131obwxontr0x

Një lëvizje kjo e papritur nga futbollisti, për shkak se tani po flitet shumë për Koronavirus, e cila ka marrë shumë jetë njerëzish, me numrin më të madh në Kinë, ndërsa Minala vendos të kalojë në Kinë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura