Dukesh si pulë e lagur, nuk ke vrarë njeri”/ Arbër Hajdari i thotë dy fjalë Beatrixës pas eleminimit: Jeta është e bukur, mos e… “

Jan 22, 2022 | 10:32
SHPËRNDAJE

Beatrix Ramosaj, ishte e eleminuara e rradhës në “Big Brother VIP”. Mbas largimit nga shtëpia ajo ka shkuar drejt e në studio ku vihej re se ishte shumë e shqetësuar.Bileta e saj ishte vetëm vajtje, duke bërë kështu që rrugëtimi i saj në shtëpinë më të famshme në shqipëri të përfundonte aty.

Ajo u shpreh se ndihej e frikësuar për faktin se çfarë e pret jashtë dhe shqetësohej për familjen e saj. Opinionisti, Arbër Hajdari, i tha Beatrixës se nuk duhej të shqetësohej kaq shumë se çfarë mendon publiku. Sipas tij ai nuk e kuptonte përse ajo ‘qëndronte si pulë e lagur pasi nuk ka vrarë njeri’.

Arbri e përgëzoi për lojën e vërtetë që ka bërë gjatë qëndrimit në shtëpi ku ‘nuk pati frikë t’i tregonte ndjenjat e saj’. Gjithashtu e këshilloi që ‘të jetonte jetën pasi cfarëdolloj gjëje që të bëjë, mendimet e njerëzve nuk i ndryshojnë dot’.

“Shyqyr që dole për faktin kryesor sëpsë unë mendoj që gjatë gjithë kohës gjatë qëndrimit në shtëpi ke qenë në siklet dhe nuk ke luajtur por gjithmonë ke qenë me mendjen dhe frikën sesi do të shiojnë njerëzit jshtë dge të humbi freskia, gjallëria brenda shtëpisë. Nuk e kam kuptuar kurrë madje as në këto momente që edhe në studio që dukesh si ‘pulë e lagur’ përse qëndron keshtu ti nuk ke vrarë njeri. Dukesh sikur je gjatë gjithë kohës në faj dhe ndoshtas kjo të pengoi për të luajtur lojën tënde në “BBV”. Të kam parë një njeri real, një njeri që nuk ke frikë të tregosh ndenjat e tua, nuk e di përse je merakosur se çfarë mendojnë të tjerët jashtë por një gjë ta siguroj që çfarëdolloj gjëje të bësh ti apo ne, të gjithë njerëzit bashkë në nje mendjs nuk i bëjmë dot. E rëndesishme është që ne të mos harrojmë të jetojmë Trixa. Jeta është shumë e bukur, mos e mbush me energji negative.’

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura