“Duke bërë filma dhe fëmijë”- Arbana Osmani poston foton romantike krah Eduart Grishajt, vëmendjen e merr barku i saj i rrumbullakosur

Sep 19, 2020 | 20:33
SHPËRNDAJE

Eduart Grishaj po punon për filmin e tij të fundit dhe Arbana Osmani është mbështetësja e tij më e madhe.

Moderatorja, edhe pse në ditët e fundit të shtatzënisë, nuk e ka lënë për asnjë sekond vetëm regjisorin duke e shoqëruar në projektin kinematografik.

Ajo postoi një foto romantike krah Eduart Grishajt nga sheshxhirimi dhe shkroi: “Duke bërë filma dhe fëmijë. Në setin e Sofia Film me regjisor artistin tim të preferuar Eduart Grishajn. I uroj atij dhe skuadrës shumë fat.”

Në imazhin e ëmbël, ku regjisori puth në ballë moderatoren, gjithë vëmendjen e mori barku i saj i rrumbullakosur.

/Panoramaplus.al

         a

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura