Duka uron Kukësin për kualifikimin: Sukses tërësisht i merituar

Jul 17, 2018 | 21:25
SHPËRNDAJE

Armando Duka ka uruar skuadrënm kuksiane për kualifikimin në raundin tjetër  të eleminatoreve të Ligës së Kampionëve.

armand-duka-per-miqesoren-me-Kosoven

Presidenti i Federatës shprehet se ky kualifikim është i merituar dhe përbën një lajm të mirë për të pëfaqësimin e skuadrave shqiptare në Kupat e Europës. Ja postimi i plotë:

Urimet më të mira skuadrës së Kukësit, lojtarëve, stafit, trainerit Cungu, presidentit Gjici, por edhe tifozëve kuksianë, për këtë sukses aspak të lehtë, por tërësisht të merituar sot në Maltë.
Me angazhim e përkushtim, skuadra e Kukësit kualifikohet për në turin tjetër të Ligës së Kampionëve, me shpresën dhe besimin për të shkuar sa më larg në këtë kompeticion. Kualifikimi i sotëm përbën një lajm shumë të mirë për përfaqësimin e skuadrave shqiptare në Kupat e Europës.

duka

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura