“Duka të japë dorëheqjen, ta lërë sportin rehat”/ Fidel Ylli komenton zgjedhjet në FSHF: Politika të mos përfshihet, por Veliaj ka të drejtë të reagojë sepse…

Jan 30, 2022 | 17:01
SHPËRNDAJE

Kryetari i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli ka komentuar procesin e zgjedhjeve në Federatën Shqiptare të Futbollit si dhe debatin mes kreut Armand Duka dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt.

fidel ylli

Në një intervistë për News24, Ylli thotë se Duka duhet të japë dorëheqjen pa filluar fushata dhe se duhet ta lërë sportin rehat.

Pyetje: Do të merrni pjesë në Asamblenë e FSHF?

Fidel Ylli: Unë s’jam anëtar, FSHF është pjesë e KOKSH-it. Po më ftuan do të marr pjesë. Jam këtu ku jam, do të prononcohem do i tregoj opinioit publik se cila është FSHF, e në momentin që i vjen kontrolli thotë se mua më mbron UEFA. Nuk të mbron UEFA. Ai duhet të japë dorëheqjen pa filluar fushata mirë dhe të lë sportin rehat. Futbolli ka personalitete dhe të bëjnë një garë të pastër.

Ndërkohë lidhur me përfshirjen e Veliajt në zgjedhjet e FSHF-së, Ylli u shpreh se kryebashkiaku është në të drejtën e tij pasi Bashkia e Tiranës është aksionere dhe pronare e klubit.

Pyetje: Kemi edhe përfshirjen në FSHF të kryetarit të bashkisë së Tiranës që po mbron sportin. Edhe përfshirjen e Veliajt e shihni në masën e duhur?

Fidel Ylli: Mendoj që politika duhet t’i qëndrojë larg sportin. Në rastin e Veliajt ai është aksioner, pronar i një klubi. UEFA ka ofruar para për pandeminë. Unë kam 4 vite që dal e flas për futbollin. Mua më intereson sporti. Mua më intereson që sporti të ketë transparencë. Sporti është gjëja më e bukur që ka ky vend. FSHF duhet të bëjë zgjedhje, transparencë, sepse i ka dhënë miliona dollarë qeveria për të bërë stadiume. I ka dhënë 800 mln lekë për pistën atletike në Shkodër. Unë këto që flas s’kam asgjë personale me zotin Duka. Pista e Tartanit mund të jetë kjo pistë që të stërviten atletët këtu. Aty u zgjodh një firmë për ta bërë që nuk është e certifikuar. Pas debateve të mëdhaja u ribë. Ku shkuan paratë që u prish pista?!

Pyetje: A do të kemi zgjedhje të lira në 2 mars apo po shkojmë drejt një farese?

Fidel Ylli: Zgjedhjet janë të manipuluara sepse ata nuk tregojnë listat. FSHF voton për presidentin e saj. Kjo është një farsë. Veliaj ka të drejtë që ngre zërin. Sepse ai kërkon që paratë që dha UEFA e FIFA nuk investohen për fusha të reja. Ai kërkon transparencë. Rezultati është i manipuluar pa filluar. Arsyeja është se ai do të mbulojë zullumet që ka bërë në futboll. Ka 20 vite që nuk kontrollohet FSHF. 30 mln euro ka dhënë qeveria shqiptare. T’i japësh 30 mln euro një federate është sulm? Kryetari i bashkisë del me argumente.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura