Duka: Fitoi e drejta dhe futbolli. Shqipëria nuk u gjet fajtore për mosfutjen në fushë, qëndron gjoba për dronin

Jul 10, 2015 | 12:10
SHPËRNDAJE

Kreu i FSHF-së, Armand Duka ka vlerësuar si fitore të së drejtës dhe të futbollit vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit në Lozanë që i dha tre pikët kombëtares sonë për ndeshjen me Serbinë. 

Duka gjate konferences per shtyp

Gjatë konferencës për media ku dha zyrtarisht lajmin për vendimin e CAS-it, Duka deklaroi se kënaqësia e madhe e vendimit është edhe fakti se Shqipëria nuk u gjet fajtore për ndërprerjen e ndeshjes dhe mosfutjen në fushë, edhe pse gjoba për dronin qëndron për t’u paguar.

“E drejta fitoi, jo vetëm ne morëm 3 pikë, por e drejta fitoi, fitoi jo vetëm futbolli shqiptar, e kam thënë që pas ndeshjes në Beograd, nuk duhet të gjykoj për klasifikimin e grupit, nëse do shkojë apo jo Shqipëria në Europian, por futbolli duhet të të përcojë atë mesazh që duhet dhe duhet të jetë i drejte , ndeshja nuk ishte ashtu”- tha Duka.

Ai theksoi se vendimi është i gjatë, “por në në vija të përgjithshme CAS nuk bën fajtor Shqipërinë për mosfutjen në fushë, për ndërprerjen e ndeshjes”. 

Avokati Hajdari theksoi se vendimi është 74 faqe, dhe në të theksohet mes të tjerash se “nuk gjetën me faj skuadrën shqiptare, pasi u gjet përgjegjës mënyra se si është administruar nga ana e arbitrit loja dhe rrethanat e sigurisë në stadium, kjo është fitorja më e madhe, nga ana juridike do e shihni kur të zbardhet vendimi. Theksoj se ne jemi gjendur fajtorë për banerin, 100 mijë euro është lënë në fuqi, por më e rëndësishme është fitorja”- tha ai. 

Pyetur për trajnerin e kombëtares, Duka u përgjigj: “De Biasi e ka kontratën deri në qershor dhe kemi shumë kohë për të folur. Përderisa ne do shkojmë në Francë edhe De Biasi do jetë me ne në Francë”.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura