“Duhet t’i vrasim të gjithë armenët”, UEFA “me dorë të hekurt”. Përjashton përjetë…

Nov 26, 2020 | 18:49
SHPËRNDAJE

Drejtori i Komunikimit të skuadrës së Karabakut, Nurlan Ibrahimov e ka pësuar keq ku ka folur rëndë ndaj armenëve në rrjetet sociale:

ibrahimov

Ne duhet t’i vrasim të gjithë armenët, fëmijë, gra dhe të moshuar. Ne kemi nevojë për t’i vrarë ata pa dallim. Pa keqardhje, pa dhembshuri”.

Pas këtij postimi në rrjetet sociale sponsori teknik i skuadrës azere “Adidas” ndërpreu menjëherë kontratën me ta.

“Është e rëndësishme të theksohet se këto pikëpamje individuale nuk përputhen me opinionin tonë për sa i përket kësaj çështjeje. Ne kemi marrë një vendim për t’i dhënë fund marrëdhënies sonë me klubin azer”, deklaroi Tomazo Saroni, zyrtar i Adidas.

Postimit të Ibrahimovit nuk i ka shpëtuar dhe UEFA ku ka marrë vendmin nga Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës se zyrtari i klubit azer është përjashtuar përjetë nga çdo aktivitet që ka të bëjë me futbollin duke i bërë të ditur FIFA-s që ky vendim të hyjë në fuqi në çdo vend të botës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura