“Duhet të vini me kokën ulur, jo të krenoheni si gjeli majë plehut”- Replika të ashpra mes Tabakut dhe Spiropalit në Kuvend. Socialistja: Kujdes mos bini nga ndonjë degë dhe…

Jan 27, 2022 | 12:22
SHPËRNDAJE

Seanca plenare e kësaj të enjteje u shoqërua me replika të forta mes deputetve Jorida Tabaku dhe Elisa Spiropali.

Ishte fillimisht deputetja e Partisë Demokratike, Tabaku, e cila theksoi se pas raporteve ndërkombëtare për përkeqësimin e korrupsionit në vend, deputetët e maxhorancës duhet të vijnë me kokën ulur në parlament dhe jo të krenohen si gjeli majë plehut.

Në përgjigje të akuzave për aferën e inceneratorëve, masakrën zgjedhore, dhe prishjen e banesave te 5 Maji, Tabakut iu përgjigj deputetja socialiste Elisa Spiropali, e cila e cilësoi fjalimin e saj si një propagandë të një niveli të ulët.

Duke iu referuar numrit të lartë të akuzave të ngritura nga Tabaku, Spiropali e këshilloi me ironi qtë mos kalojë degë më degë, pasi rrezikon që mund të bjerë dhe të përfundojë si partia në Lanë.

Pjesë nga diskurimet:

Jorida Tabaku: Raporti i dal dje për Transparency International tregoi një situatë reale që ne kemi thënë për vit, unë ndjehem e lodhur që çdo vit kemi thënë ka rënie indeksi, ka rënie, kemi zbritur me 6 vende. Në vend të vijnë këtu me kokën ulur, vijnë dhe krenohen si gjeli majë plehut. Në fakt, plehu është, plehu i inceneratorëve, vetëm për këtë mburren, për gjëra të tjera nuk besoj se mburren.

Sot banorët e 5 Majit po protestojnë, kam 1 vit që e kam denoncuar atë aferë. Po protestojnë se do prishen banesat e tyre, një pjesë janë prishur dhe do përdoren për Rindërtimin. 5 godina për rindërtimin janë ndërtesa shtetërore, nuk janë banesa qytetarësh. Nuk janë banesa qytetarësh do të bëhet dhe një drejtori e Doganave ose tatimeve, për kolegen e zonjës Spiropali që do shkoj aty me zyra të reja duke prishur banesat e qytetarëve.

Por të mburesh këtu me rezultatet e 25 prillit, se ke blerë vota me 120 milionë euro të Rindërtimit, se ke nxjerrë të dhënat e qindar mijërave qytetarëve, ke përdorur patronazishtët, të nxjerrësh të dhënat e bizneseve, nuk e di sim und të mburresh.

Elisa Spiropali: Është krejtësisht e kot se ju kishit të gjitha mjetet për të nxjerrë konkluzione nga Komisioni Hetimor. Për tre muaj e mblodhët vetëm 3 herë. Nuk e di a ishit ju me kokën ulur apo me kokën lart për shkak të halleve në partinë tuaj, apo nuk kishit gjë në kokë për t’i dhënë drejtim këtij rasti. Ky është fakti. Vini sot këtu për të fituar kredo politike dhe bëni një propagandë të një niveli të ulët. Ju flisni për rindërtimin si mjet për të vjedhur, po e dini që në ato shtëpi po hyjnë njerëz me fëmijë dhe familje me halle. E dini që është programi më i madh sot për sot. Keni lidhje ju me njerëzit prej vërteti, ju nuk mund të vini dhe të hishni poshtë një projekt që ka krijuar më shumë shkolla, më shumë kopshte dhe çerdhe për fëmijët. Nga incenearatorët kaluat te rindërtimi dhe është e vështirë t’ju ndjekësh ju degë më degë, por kujdes mos bini nga ndonjë degë dhe ashtu si partia përfundoni në Lanë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura