“Duhet të marrim mësim”- Supermodelja Naomi Campbell reflekton për koronavirusin dhe bën apel: Duhet bërë gjithçka për të shpëtuar jetë. Mjekët janë heronj

| 13:39
SHPËRNDAJE

Naomi Campbell po e merr seriozisht karantinimin. Në një intervistë për Access Hollywood modelja 49-vjeçare foli për pandeminë që ka mbërthyer globin.

Ajo u shpreh se duhet bërë gjithçka për të shpëtuar jetë.

“Jemi aty ku jemi tani. Ne duhet të bëjmë çmos për të shpëtuar jetë dhe për të mos humbur më njerëz,”– u shpreh Naomi.

Campbell tha se shpreson që dikush do të zbulojë diçka që mund të na shërojë dhe të na mbrojë nga koronavirusi, duke shtuar se po shijon pastrimin e shtëpisë.

“Një gjë shumë e rëndësishme është që ne duhet të marrim mësim pse po ndodh kjo,”– shtoi modelja. “Ne jemi të izoluar por duhet ta përdorim kohën për të reflektuar pse dhe nuk duhet të dalim nga kjo njësoj si ishim. Ne nuk duhet të bëjmë.”

Campbell gjithashtu vlerësoi punonjësit e kujdesit shëndetësor që janë duke luftuar virusin, si dhe ata që kontribuojnë për ta mbajtur shoqërinë në jetë.

“Ne thjesht duhet të jemi mirënjohës ndaj Zotit për mjekët, për infermierët, për njerëzit që punojnë në spital dhe që po rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë. Zoti i bekoftë. Ne duhet të mendojmë rreth tyre. Ata njerëz janë heronj.”

       

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.