“Duhet të kthehem te fëmijët e mi”/ Si u zbulua Pecorelli nga karta e bankës, dyshime se biznesmeni inskenoi zhdukjen

Sep 20, 2021 | 9:26
SHPËRNDAJE

Të dielën e kaluar, për herë të parë pas 8 muajsh, nga llogaria bankare e sipërmarrësit italian Davide Pecorelli u tërhoq një shumë parash.

davide

Fakti që dikush tërhoqi para nga një bankomat në Romë me kartën bankare të Pecorelli-t shtoi dyshimet e hetuesve italianë se ai ishte gjallë dhe nuk ishte zhdukur në Shqipëri 8 muaj më parë. Por pavarësisht dyshimeve, autoritetet nuk kishin rënë në gjurmët e tij, deri të shtunën e 18 shtatorit, kur një incident me varkë ka zbardhur misterin e zhdukjes së sipërmarrësit italian.

Një person ka njoftuar Policinë se i kishte ardhur në ndihmë Davide Pecorelli-t, pasi motori i varkës së tij ishte djegur në ishullin e Montecristos. Ai e ka njohur biznesmenin, pavarësisht ndryshimeve që kishte bërë në pamjen e tij të jashtme. Siç duket, fotoja e publikuar për muaj me radhë në të gjitha mediat kishte shërbyer për diçka.

Pas kësaj, prokurorët mbërritën në ishull, ku zbuluan se bëhej fjalë për biznesmenin italian që u zhduk në Pukë, ku makina e tij u gjet e shkrumbuar nga flakët. Davide Pecorelli ishte pajisur me dokumente false dhe duket se ka inskenuar zhdukjen e tij, për arsye që pritet t’ua rrëfejë hetuesve.

Gjithsesi, sipas autoriteteve italiane, Davide Pecorelli është një njeri i lirë, pasi ndaj tij nuk rëndon asnjë akuzë, përveç mbajtjes së dokumenteve false. Edhe në rast se e ka djegur ai makinën në Pukë, ky është një krim që ka ndodhur në Shqipëri. Teksa të gjithë presin të zbulojnë arsyet që e shtynë për të inskenuar zhdukjen e tij, Davide Pecorelli u ka thënë gazetarëve vetëm një fjali: “Duhet të kthehem te fëmijët e mi”.

ZBULIMI

Biznesmeni italian, Davide Pecorelli, u gjet mbrëmjen e së shtunës në një ishull të Italisë, 8 muaj pasi ishte zhdukur nga Shqipëria. Sipas mediave italiane, Pecorelli u gjet në një gomone në mes të detit në brigjet e ishullit Montecristo. Atij iu prish motori i gomones në mes të detit dhe është ndihmuar nga karabinierët e komandos komunale të Grosetos për të dalë në breg. Biznesmeni italian mori me qira gomonen në ishullin Giglio dhe u nis drejt ishullin Montecristo, për arsye ende të paqarta. Në këtë ishull është e ndaluar hyrja. Më pas, ai u dërgua mbrëmjen e djeshme të flinte në kazermë ku u prezantua me emrin e tij të saktë, Davide Pecorelli.

Vetëm mëngjesin e djeshëm karabinierët arritën të identifikojnë se kush ishte biznesmeni. Mësohet se Davide Pecorelli do të paraqitet për të dëshmuar në Prokurorinë e Peruxhias. Mbi sipërmarrësin italian nuk kishte asnjë lajm që nga fillimi i janarit të këtij viti, kur ai shkoi për biznes në Shqipëri. Makina që ai mori me qira në aeroportin e Tiranës, një “Skoda Fabia”, u gjet e shkrumbuar natën e 7 janarit, pranë Pukës. Në automjet u gjetën edhe disa eshtra, por pas ekzaminimeve nuk dolën rezult

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura