“Duhet të kishte dhënë dorëheqjen”/ Basha ngre zërin dhe i përgjigjet Manastirliut: Do mbrojmë interesin publik! I jam lutur të zbatojë planin me 5 pika

Oct 29, 2020 | 13:18
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, i revoltuar dhe me zë të lartë tha se ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiliu duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

Në konferencën me gazetarët, Basha tha se nuk do ta mbyllë gojën ndërkohë që shqiptarët po vdesin në rrugë.

Si përgjigje ndaj Manastirliut, e cila tha se opozita po e perdor politikisht situatën, Basha tha:

“Po pse çfarë do bëj unë, do mbyll gojën kur vdesin shqiptarët rrugëve, do të duartrokas propagandë e mashtruesve? Sigurisht do mbroj interesin publik. Pse opozita është armiku këtu? Opozita ka 5 javë, i jam lutur zbatojë planin me 5 pika.

Shkoni pyetini mjekët. Kë bind ajo me sulmet ndaj opozitës. Të shkojë të bëjë detyrën e vetë, po të kishte një fije integritetit të jepte dorëheqjen se ka testimet më të ulëta në Evropë. Të jeptë dorëheqjen kur vdiq Lutfi Cekiri Por janë një bandë hajdutësh, që vjedhin paratë e shqiptareve”, tha Basha.

LEXO EDHE: 

VIDEO- “Pandemia po përdoret politikisht”/ Manastirliu i përgjigjet opozitës: Bëjnë ping-pong, të ngeshmit kërkojnë…

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura