“Duhet të jetë faji i ujit…” në spitalin kur 16 infermiere mbetën shtatzënë njëkohësisht

Aug 19, 2018 | 8:11
SHPËRNDAJE

Shtatzënia mund të jetë “ngjitëse” vetëm në një spital në Mesa, Arizona, ku 16 infermierë presin fëmijë në të njëjtën kohë.

10% e stafit infermieror që punon në njësinë e kujdesit intensiv është shtatzënë, dhe pacientët kanë filluar ta vërejnë këtë, thanë infermieret, shkruan BBC.

_103071029_nursesforsyndication

Në një konferencë shtypi, gratë thanë se duhet të ketë diçka në ujë, ose ndoshta ka qenë një plan i përbashkët i të gjitha çifteve që për pushimet e Krishtlindjeve.

Lindja e grupit të parë pritet në shtator dhe e grupit të fundit në janar.

Rochelle Sherman, e cila është pak më shumë se një muaj larg dites së lindjes, tha: “Nuk mendoj se e kemi kuptuar qe ne fillim se sa prej nesh kishte mbetur shtatzënë deri kur arritem te krijonim një grup në Facebook. Është sikur të kishim bere me heret një lloj pakti”.

“Nuk kishte asnjë pakt mes nesh, por duhet pranuar se emocionet e të priturit të fëmijës, janë vetëm një koincidencë e lumtur”, u shpreh një tjetër infermiere.

Një zyrtar i “Desert Banner” tregoi se spitali ka planifikuar të përballojë mungesën e infermierëve për muaj të tërë.

“16 infermieret janë nga tre njësi të ndryshme të kujdesit kritik. Është një rastësi e çuditshme, ndoshta duhet të jetë faji i ujit”, tha duke qeshur Heather Francis, drejtor i infermierisë në Desert Banner.

Burimi BBC-PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura