“Duhet të japim 200 përqind”, mbrojtësi i Teutës: Ja skuadra për t’u marrë shembull

Dec 22, 2021 | 16:07
SHPËRNDAJE

Teuta luan ndeshjen e fundit këtë vit në kampionat përballë Egantias. Në prag të kësaj ndeshjeje ka folur dhe mbrojtësi i durrsakëve, Hektor Idrizaj.

hektor idrizaj

Mund të themi se jeni në formën më të mirë?

“Është e vështirë ta cilësosh veten në çfarë gjendje je, ndihem mirë, por në fillim e pata të vështirë prej kovidit dhe dëmtimeve. Forma optimale nuk kapet asnjëherë dhe duhet të jap maksimumin çdo ndeshje.”

Çfarë nuk ka shkuar në ekip?

“Është pak e vështirë sepse dhe vet historia e ka treguar që një ekip që fiton trofe duhet të jap maksimum çdo moment, të gjitha ndryshimet janë bërë për mirë por duhet kohë për përshtatje. Kur je kampion kundërshtarët japin më shumë kundër teje. Dhe duhet të japësh 200 përqind. Kemi bërë ndryshime dhe duhet koha e përshtatjes.”

Ndeshja ndaj Egnatias?

“E vlerësojmë çdo kundërshtar, por ne jemi ekipi kampion dhe futemi për tre pikët sepse na duhen për objektivat që i kemi vënë vetes . Duhet të marrim maksimumin.”

Dështim nëse nuk fitoni?

“Në futboll gjithçka është e mundur, prandaj është i bukur. Çdo ndeshje vlen tre pikë si me Vllazninë, si me Egnatian. Duhet të marrim maksimumin dhe të marrim tre pikët.”

Teuta të futet në garë për titull?

“Asgjë nuk është e pamundur. Ky ekip është ndërtuar me këto objektiva. Mendoj se jemi pak prapa nga pritshmëritë që kishim. Shembulli konkret është Laçi, ishte në krizë dhe ja ku është tani. Me dy fitore merr entuziazëm ekipi dhe fiton akoma më shumë besim .Ekipet nuk janë larg njëra-tjetrës.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura