“Duhet të gjejmë ekuilibrin ndaj Interit”, Favre: Nuk dihet nëse do luajë Rojs…

Nov 4, 2019 | 15:14
SHPËRNDAJE

Dortmundi dhe Interi do të luajnë në orën nesër në mbremje, një sfidë shumë delikate për Ligën e Kampionëve.

favre

Trajneri i verdhezinjve ka dalë ditën e sotme, në konferencë për shtyp dhe ka folur për sfidën ndaj italianëve.

“Ne duhet ta përgatisim mirë lojën, si në  fazën mbrojtëse ashtu edhe në fazën sulmuese, që do të jenë shumë vendimtare. Interi është një ekip i mirë dhe duhet të gjejmë ekuilibrin e duhur kundër tyre”, shprehet Favre.

Më tej ai shton: “Unë ende nuk e di nëse Rojs do të thirret për ndeshjen e nesërme. Duhet të shohim se si do të jetë ai në stërvitjen e sotme. Duhet të vlerësohet gjendja e tij, por deri nëser ne nuk mund ta dimë nëse ai do të luajë”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura