“Duhet ta rikthente Leshin në detyrë”, Nishani i përgjigjet Ramës: Dikush t’i mësojë pak jurisprudencë…

Nov 8, 2018 | 23:16
SHPËRNDAJE

Ish-Presidenti Bujar Nishani, ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se Gjeneral Sandër Lleshi duhej të rikthehej në detyrë pas vendimit të gjykatës.

Nishani në një postim në Facebook, shkruan se  “Dikush ti mësoj pak (vetëm pak) jurisprudencë Kryetarit të Këshillit të Ministrave ! Gjykata e ka rrëzuar pra Dekretin e Lirimit, o kryetar i qeverisë, dhe ka rikthyer situatën juridike, institucionale, administrative, financiare, hierarkike etj., etj., etj., siç ishin para Dekretit”.

rama

REAGIMI I PLOTË

Kryeministri i 8-të i Shqipërisë paska deklaruar sonte se ish Presidenti duhet ta kishte kthyer në detyrë Gjeneral Lleshin pas vendimit të Gjykatës që rrëzonte Dekretin e Presidentit për daljen në lirim të këtij gjenerali !!!

“Bir Selman i nënës nga të të qaj më parë” ?

Dikush ti mësoj pak (vetëm pak) jurisprudencë Kryetarit të Këshillit të Ministrave !

Gjykata e ka rrëzuar pra Dekretin e Lirimit, o kryetar i qeverisë, dhe ka rikthyer situatën juridike, institucionale, administrative, financiare, hierarkike etj., etj., etj., siç ishin para Dekretit.

nishani

Dikush ti thotë këtij kryeqeveritari që Dhjetori është pas Korrikut.

Në dhjetor kur Sandri fitoi gjyqin Presidenti i 6-të kishte mbaruar mandatin Kushtetues.

Po kot që flasim për Kushtetutë xhanëm !

Çfarë do kthente në detyrë ish Presidenti, o Kryeministri i votave të blera ?????

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura