“Duhet ta mbrojmë me çdo kusht”, Apollon Baçe në promovimin e librit për historinë e Butrintit: Gjuha shqiptare është më e vjetra në botë

Feb 25, 2023 | 11:28
SHPËRNDAJE

Akademiku Apollon Baçe ka marrë pjesë në ceremoninë për promovimin e librit për historinë e Butrintit ku tha se ky vend duhet të mbrohet me çdo kusht.

bacee

Në fjalën e tij, ai tregoi pak nga historia për të cilën flet libri, ndërsa u shpreh vendi ynë ka një të kaluar të lavdishme dhe gjuha shqiptare është më e vjetra në botë.

Është një qytet që ka një histori, një aromë, për mua Dafina ishte një person mitologjik. Në këtë libër thuhet se Epiri ishte ajo barrierë që mbrojti qytetërimin grek nga barbarët ilirë. Për Sazanin dua të them që ka një vullnet që e gjen kudo e gjen në një ndërtim që bëhet e gjen kudo është një lloj ndërgjegje qytetare që për fat akoma na lidh e me të kaluarën sikur të kishim shumë dhe jo një Sazan po secili ndjek interesat e tij. Unë mendoj që Butrinti duhet të mbrohet me çdo kusht. Më bëhet qejfi që jeni kaq vetë që merrni pjesë dhe s’ka ikur vetëdija që ne kemi një të kaluar shumë të lavdishme në një mbledhje ngrihet dikush dhe thotë që gjuha shqiptare është ndër më të vjetra unë them nuk jam  dakord, është më e vjetra”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura