“Duhet president normal, jo produkt i kulisave”- Enkelejd Alibeaj: PS ra dakord, pastaj u tërhoq me bisht ndër shalë

May 23, 2022 | 20:50
SHPËRNDAJE

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj deklaroi se presidenti i radhës duhet të jetë një emër normal dhe jo produkt i kulisave.

Ai foli për prishjen e marrëveshjes me PS, ku tha se ata u tërhoqën me bisht ndër shalë nga pakti i arritur në konferencën e kryetarëve.

“Mënyra më e mirë është një proces i përbashkët. Hapi i fundit ka qenë ajo që ne kemi shkruar në dokument. Pasi të identifikohet një kandidat që del mbi palët secila palë duhet të propozojë jo si lojë shahu që unë bëj sikur ta ofroj ty me 20 firma. Unë e di që mund të duket si romantike kjo që them. Ky duhet të jetë modeli si presidenti duhet të jetë.

Së pari normal. Jo produkt i kulisave. Por të jetë një njeri që del mbi palët. Do vijë ai këtu dhe do thotë nuk më pëlqen ky. Procesi i zgjedhjes së presidentit nuk është eksperiment. Kanë rrëmbyer të gjitha pushtetet. Ne besuam se duhet proces, rregulla dhe pastaj emra. Emrat dolën. Këta njerëz dinë të hanë vetëm fjalët.

Detyrimi ynë është të kontribuojmë në zgjedhje. E di mirë ky që ka vjedhur votat prandaj dhe zvarritet. Mjeti ynë i vetëm është të qëndrojmë te parimet. Vendimi i grupit parlamentar ishte që ajo procedurë duhet të zbatohet. Është mënyra që i jep mundësinë opozitës që ajo të ketë pjesëmarrje substanciale. Historia do tregojë se kush ishte me qëndrime parimore. Ne i qëndrojmë rregullave për një proces normal.

Nesër presidentit të republikës do i takojë t’i dalë peng maxhorancës dhe t’i thotë ndal tekave të opozitës. Ky është qëllimi që ajo procedurë u ra dakord por u tërhoqën me bisht ndër shalë. Unë nuk jam për një proces “më jep një qen me lesh të jap një arush fotograf”. Po zgjedhim presidentin e republikës. Njeriun që përfaqëson shqiptarët”, tha Alibeaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura