“Çfarë duhet ta lërë pa gjumë qeverinë”, Basha:Duhet ndryshim radikal i kursit nga qeveria për të mbështetur sakrificën e qytearëve

Mar 31, 2020 | 22:52
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se është e nevojshme një paketë më realiste dhe më mbështetëse për familjet në nevojë, dhe një ndryshim radikal i kursit nga qeveria për të mbështetur sakrificën e qytearëve

Në një intervistë për emisionin “Përballë”, Basha u shpreh se është e pakuptueshme që ne të kemi një paketë tre herë më të vogël se sa Kosova, ndërsa nga ana tjetër, sipas tij, janë harxhuar 52 milion euro këto tre javë me shpenzime totalisht të panevojshme.

basha

Me 1 prill, nesër, shumica e familjeve të cilat janë paralizuar ekonomikisht për shkak të këtyre masave nuk do të kenë të ardhura dhe ky është shqetësimi, brenga ime kryesore sot. Si do të mundemi t’i furnizojmë këto familje me mjaftueshëm likuiditet, para, financa për të siguruar ushqimin e tyre, për të siguruar përditshmërinë e tyre? Dhe kjo është diçka që duhet ta lërë pa gjumë qeverinë. Ndaj insistoj në rradhë të parë të kemi një paketë realiste mbështetëse, sepse është e pakuptueshme që ne të kemi një paketë tre herë më të vogël se sa Kosova! Si mund të kemi ne një paketë tre herë më të vogël se sa Kosova, kur ata e kanë buxhetin sa gjysma jonë?! A ka ndonjë shpjegim tjetër për këtë përveçse ngadalësisë, paaftësisë apo prioriteteve të gabuara? Sepse nga ana tjetër janë harxhuar 52 milion euro këto tre javë me shpenzime totalisht të panevojshme. Ka vend jo për përmirësim, por për një ndryshim radikal të kursit nga ana e qeverisë për të mbështetur sakrificën e qytetarëve”, tha Basha.

Basha tha se prioritet e PD-së janë tre, shëndetësia, paketa ndihmës për ata qe nuk kane para, për të blerë gjërat e nevojshme për ditën dhe  ndihma për bizesin e madh që të mos falimentojë.

Ne kemi tre prioritete të qarta: Prioriteti i parë është  shendetësia me dy komponentë; pajisjen e gjithë stafit shendetësor, mjekëve dhe gjithë të tjerëve me veglat, me instrumentat, nëse doni, me armët për t’u përballur me këte të keqe për te na mbrojtur gjithë ne të tjerëve. Dhe së dyti pajisjen e sistemit shëndetësor me financa të mjaftueshme për të përballur dy elemente; testimin që i paraprin dhe që mundëson ndërprerjen e zinxhirit te infektimit kur i gjejmë ata që janë infektuar dhe kurimin. Pra, mjaftueshëm pajisje respiratore, trajnim për stafin mjekësor, hapjen e pavijoneve apo hapsirave të mjaftueshme për trajtimin e të infektuarve. Ky është prioriteti i parë dhe për këtë hapi i hedhur me 25 milionë euro shtesë është i pamjaftueshëm. Shikoni 25 milionë euro për gjithë këtë dhe 22 milionë euro për betonin. Këtu ka diccka që nuk shkon. Kjo eshtë e para.

E dyta, paketa ndihmës për ata qe nuk kane para, për të blerë gjërat e nevojshme për ditën, minimalisht 3 herë më e vogël sesa nevojitet.

Me statistikat zyrtare të shtetit shqiptar nevojitet 3 herë më shume për t’u ardhur në ndihmë këtyre familjeve. Nuk mund te lejojmë te kemi njerëz qe nuk blejnë dot bukën, qe pijnë ujë me sheqer, sicc pamë disa dëshmi tronditese nga Vlora ku kryeministri është edhe deputet. Nuk mund te lejojmë të tallemi apo te përqeshëm apo të vëmë në dyshim këtë mjerim. Ishte edhe para krizës me statistikat e Bankës Botërore 1 në 10 shqiptarë ushqej një herë në ditë para krizës. 290 mijë, afro 300 mijë shqiptarë një herë në dite mund te hanin. Imagjinoni si është situata tani me mbylljen e bizneseve, me mungesën e parave, të pagave, te vetëpunësurve dhe te tjerëve.

Dhe e treta, nuk mund te lejojmë falimentimin as biznesit të madh, gjë që do te shkatërrojë dhjetëra, qindra, mijëra vende pune. Ta fusë në një kolaps afatgjatë. Prandaj këto jane tre prioritete te qarta për te cilat nuk ka nevojë as te përtypemi, ka nevojë vëtem të jemi te vendosur qe paratë e shqiptarëve te shkojnë në këto tre drejtime dhe në asnjë drejtim tjetër. Ky është modeli i propozuar prej datës 11 Mars”, u shpreh Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura