Duhet mrekulli për vendin e dytë, Shqipëria në dorë të polakëve

Oct 13, 2021 | 22:06
SHPËRNDAJE

Humbja me Poloninë e ka ndryshuar situatën në Grupin I për Shqipërinë, pasi shanset për të zënë vendin e dytë dhe për të mbajtur gjallë shpresën për të shkuar në Botërorin “Katar 2022” janë minimizuar.

shqiperia

Historia është përsëritur njëlloj si para 35 viteve, ku Polonia më 30 maj 1985 erdhi dhe na mundi si mbrëmë, me rezultatin 1-0, duke na shuar asokohe ëndrrën për të shkuar në Botërorin e Meksikës.

Me humbjen e fundit, e cila ishte thuajse e paralajmëruar, për shkak të situatës së mungesave, kryesisht nga COVID-19, Polonia na ka parakaluar në renditje dhe tani kuqezinjtë nuk e kanë më në dorë fatin e tyre për të siguruar fazën “play off”, raund i cili zhvillohet mes 10 skuadrave më të mira në grupe dhe dy ekipeve që vijnë nga Liga e Kombeve. Nëse deri para Polonisë e kishim vetë në dorë, tani llogaritë e Shqipërisë janë të varësi të ecurisë së Polonisë, kryesisht në ndeshjen e fundit, ku në shtëpi pret Hungarinë.

SI KALON SHQIPËRIA
Vetëm një mrekulli e dërgon Shqipërinë në fazën “play off”. Matematikisht shanset ekzistojnë, por logjika e shifrave nuk para “pi ujë” në futboll. Se, po t’i referohemi  gjuhës së shifrave, i bie që shanse kemi edhe për vendin e parë, pasi Anglia me barazimin e djeshëm në shtëpi është vetëm 5 pikë para Shqipërisë së vendit të tretë, ndërkohë që janë edhe 6 pikë në lojë. Këto janë ëndrra me sy  hapur, por llogaritë më të prekshme lidhen me fazën “play off”. E thamë se shanset për këtë qëllim varen jo vetëm nga kuqezinjtë, por edhe nga Polonia.

Në ndeshjen pasardhëse Shqipëria luan në Angli, ndërsa polakët në transfertë ndaj Andorrës. Llogaritë e leverdishme për Shqipërinë në këto sfida të 12 nëntorit janë që kuqezinjtë të fitojnë në Angli, ndërsa Polonisë t’i “merren këmbët” në Andorrë. Pastaj në ndeshjen e fundit Shqipëria duhet të bëjë detyrën me Andorrën, ndërsa duhet shpresuar te një ndalesë e Polonisë në shtëpi ndaj Hungarisë. Një mundësi tjetër është që të besuarit e Rejës të marrin pikë në Angli, të fitojnë me Andorrën dhe të shpresojnë te një humbje e mundshme e Polonisë me Hungarinë. Ndërsa rasti më fatlum është që biletën për “play off” ta sigurojmë nga ndonjë mrekulli nga dyshja që do të përzgjidhet nga 10 fitueset e grupeve të Ligës së Kombeve, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

taabela

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura