“Duhen rregulla dhe transparencë”/ Ambasadorja Yuri Kim takon Kreun e Kadastrës: Ja kushtet për të tërhequr investimet amerikane

Jun 8, 2021 | 20:06
SHPËRNDAJE

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kreun e Kadastrës, Artan Lame.

Yuri Kim-Ambasadorja-SHBA-30-vjetori

Nëpërmjet një postimi në “Tiwtter”, Kim tha se  në fokus ka qenë përmirësimi i ligjeve dhe rregullave të qarta për çështjet e pronave.

Sipas diplomates amerikane vetëm këto janë kushte për të tërhequr më shumë investime amerikane në vend.

“Unë takova sot Drejtorin e Kadastrës, Artan Lame për të diskutuar progresin e bërë në një vit që nga miratimi i ligjit për regjistrimin e pronës, përfshirë tokën bujqësore. Unë theksova rëndësinë e transparencës në procese dhe inkurajova përpjekjet për të zgjidhur çështje të vështira.

Ligje dhe rregullore të qarta, procese transparente dhe gjykata të pastra do të tërheqin investime më të mëdha amerikane dhe do të hapin mundësi më të mëdha ekonomike për më shumë njerëz. Kjo është lidhja midis reformës në drejtësi dhe prosperitetit”, shkruan Kim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura