“Duhen dy për tango”, Thaçi nga Brukseli mesazh BE-së: Të mbahet premtimi për liberalizimin e vizave

Dec 2, 2019 | 19:27
SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot në Bruksel ku pritet të marrë pjesë në Samitin “Ballkani Perëndimor në mes të Shpresës dhe Realitetit”, të organizuar nga ‘Friends of Europe’.

thaci

Nga Brukseli, në një postim në twitter, Thaçi ka përçuar një mesazh ku thotë se Kosova është e vendosur të ecë përpara, por premtimi si liberalizimi i vizave duhet të realizohet.

“Duhen dy për ‘tango”. Nesër do të flas në Bruksel në organizimin e ‘Miqtë e Evropës’, i dedikuar për shpresat dhe realitetin e marrëdhënieve mes Ballkanit dhe BE-së. Kosova është e prirë të ecë përpara, por duhet të shohim përmbushjen e premtimeve siç është liberalizimi i vizave”, ka shkruar Thaçi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura