“Duhej të ngrihej emri i tij në kurriz të pacientëve që na kishin mirëbesuar jetën”- Mjeku Edvin Prifti reagon pas vendimit të gjykatës dhe zbulon historinë që i ka ndodhur

Jun 25, 2022 | 14:28
SHPËRNDAJE

Mjeku i njohur kardiolog, Edvin Prifti ka reaguar pas vendimit që dha Gjykata e Apelit për lënien në fuqi të pezullimit të tij nga detyra.

edvin prifti

Përmes një statusi në rrjetet sociale kirurgu solli një shembull me mjekun shqiptare dr. Ali Spahiu dhe dr. Fadil Spahija duke treguar se ata u burgosen e internuan “pasi duhet te punesohej nipi i Byrose Politike i cili nuk dinte ABC e mjeksise”

“Edhe mua me kerkohet me insistim dhe direktive qe nje mjek i ri me mesatare qe linte per te desheruar, nga ata te fisit revolucionar kusheriro-tribal te sistemit te drejtesise, packa aftesive teorike dhe praktike te kufizuara, te operonte si i pare pasi duhej te ngrihej emri i tij ne kurriz te pacienteve qe na kishin mirebesuar jeten.

Me gjithe deshiren per ti dhene edhe atij mundesine si te gjithe stafit tim pergjigja ime ishte jo pasi procesi kerkon trajnim, pergjegjesi dhe sakrifica, dhe konseguenca per mua ishte e ngjashme me ate te mjekeve te medhenj. Mbase pa dashje bene qe te krahasohej jeta ime me te tyren! Eshte e dukshme se sa perpara ka bere kjo shoqeria jone?!”

REAGIMI I MJEKUT EDVIN PRIFTI

HISTORI TE NGJASHME DHE PSE AFER NJE SHEKULL ME VONE

Me kishte shpetuar ky dokumentar te cilin e gjeni me poshte per viganet e mjeksise shqiptare dr Ali Spahiu dhe dr Fadil Spahija. Emrat e tyre pak permenden sot por kjo eshte semundja e përgjithshme e ketij kombi e cila ka te beje me amnezine ose harresën dhe mungesën e memories. Kalvari i jetes se tyre ishte i jashtëzakonshëm me burgje dhe internime dhe ndërkohë ishin dy yjet e mjekësisë shqiptare te kohes.

E gjitha filloi pasi ne vend te dr. Ali Spahise duhet te punesohej nipi i Byrose Politike i cili nuk dinte ABC e mjeksise dhe dr. Fadil Spahija e pershkruan kete ne formen e nje anekdote ne intervisten e tij. Pa dashur aspak te krahasoj veten me keta titane te mendimit dhe profesionit, 70 vjet me pas, ne detyren time si shef i kardiokirurgjise ne QSUT, pasi me sakrifica dhe pune te perkushtuar ne beme te mundur qe mijerat e shqiptareve qe kishin te vetmen zgjidhje te shkonin ne Turqi per tu operuar nga zemra, te operoheshin ne Tirane.

Edhe mua me kerkohet me insistim dhe direktive qe nje mjek i ri me mesatare qe linte per te desheruar, nga ata te fisit revolucionar kusheriro-tribal te sistemit te drejtesise, packa aftesive teorike dhe praktike te kufizuara, te operonte si i pare pasi duhej te ngrihej emri i tij ne kurriz te pacienteve qe na kishin mirebesuar jeten.

Me gjithe deshiren per ti dhene edhe atij mundesine si te gjithe stafit tim pergjigja ime ishte jo pasi procesi kerkon trajnim, pergjegjesi dhe sakrifica, dhe konseguenca per mua ishte e ngjashme me ate te mjekeve te medhenj. Mbase pa dashje bene qe te krahasohej jeta ime me te tyren! Eshte e dukshme se sa perpara ka bere kjo shoqeria jone?!

Perpara se nje intelektual te vritet ai duhet te lincohet, pergojohet, shpifet, duhet thurur fabula e intriges qe ajo te duket e vertete, duhet qe intelektuali te simbolizoje heretikun qe me pas te digjet ne flaket qe turma pa memorie ia “dhuron” ne sherbim te shelbimit te tij (prof. ALESSANDRO ORSINI)

© Panorama.al

Te lidhura