Duhanpirësit socialë dhe tymi i dorës së dytë, si të heqësh dorë nga cigaret!

Nov 15, 2019 | 20:10
SHPËRNDAJE

Duhanpirësit rastësorë ose ata që vetëquhen“Duhanpirës Socialë” ekzistojnë, por janë të rrallë. Ata përcaktohen në dy mënyra: ose si duhanpirës rastësorë të përditshëm, ose si duhanpirës që konsumojnë mesatarisht më pak se një cigare në ditë. 

Sondazhet tregojnë që midis 10 dhe 18 përqind të duhanpirësve konsumojnë pesë ose më pak cigare në ditë. social-smoking

social-smoking 

Profesori Robert West, një ekspert për pirjen e duhanit në London College University, bazuar në studimet e tij, thotë se “rreth 80 përqind e duhanpirësve rastësorë zbulojnë se nuk mund të heqin dorë nga duhani aq lehtë, në kohën kur vendosin ta lënë atë”. Ky zbulim sipas tij sfidon të kuptuarit tonë ndaj varësisë. 

Si mund të jesh i varur “herë pas here”? 

Profesor West thotë se: “Varësia nga nikotina nuk ka të bëjë vetëm me niveline të nikotinës për të shmangur tërheqjen. Një mënyrë e varësisë krijohet edhe përmes formimit të një lidhjeje midis situatave ku një person zakonisht zgjedh të pijë duhan, gjë që më pas krijon impulsin për të pirë duhan kur gjendet përsëri në situata të ngjashme”. 

Kalimi nga duhanpirës të rregullt në duhanpirës rastësorë, sipas tij është e mundur, por e vështirë. 

Shkencëtarët janë në mëdyshje të ndikimeve që ka në shëndet duhanpirja e dorës së dytë dhe ajo rastësore. Një jo-duhanpirës që jeton me një person që pi rreth 20 cigare në ditë, ekspozohet ndaj një të tretës së rrezikut të tymit të duhanit të partnerit të tij. 

Provat laboratorike sugjerojnë se kjo ndodh për shkak se toksinat në tymin e cigares shpërndahen lehtësisht edhe në ajër, duke rritur mundësinë e mpiksjes së gjakut dhe dëmtimin e arterieve, si dhe duke rritur rrezikshmërinë. Ajo që vlen për duhanpirësit pasivë, natyrisht vlen edhe për duhanpirësit rastësorë. 

Shkencëtarët bien dakord kur thuhet se pirja e duhanit nuk është një zgjedhje e mirë për shëndetin. Por nëse nuk jeni në gjendje të hiqni dorë tërësisht, është më mirë të njiheni me alternativat më pak të dëmshme, të cilat falë zhvillimit të shkencës dhe teknologjisë janë bërë çdo herë e më të arritshme. 

Aktualisht janë një sërë produktesh të cilat ngrohin nikotinën në forma dhe gjendje të ndryshme, duke çliruar më tej vetëm avull me nikotinë. Ndonëse nikotina nuk është tërësisht e padëmshme, pasi shkakton varësi, ajo nuk është shkaktare e problemeve shëndetësore të lidhura me duhanpirjen. Shkaktarë të këtyre sëmundjeve janë toksinat që gjenden në tymin që gjenerohet nga djegia e duhanit. 

Produkte alternative janë pajisjet që ngrohin fije të posaçme duhani të mirëfilltë, siç është rasti i IQOS, më i njohuri i kësaj kategorie, si dhe cigaret elektronike të cilat ndryshe nga kategoria e duhanit me ngrohje, funksionojnë në bazë të ngrohjes se nikotinës së lëngshme. Të dyja këto kategori shmangin djegien e duhanit dhe si rrjedhojë tymin dhe toksinat e tij, duke shmangur në këtë mënyrë dhe tymin e dorës së dytë për njerëzit përreth.

Revista Psikologjia

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura