Duhani me ngrohje fiton mbi dyshimet

| 11:10
SHPËRNDAJE
 

philip-morris-iqos-systemFDA LEJON KOMUNIKIM TË "EKSPOZIM TË REDUKTUAR" 

Pajisja me ngrohje pa djegie, të duhanit, IQOS nga Philip Morris tani mund të informojë mbi riskun e modifikuar shëndetësor.

Të martën, FDA njoftoi se kishte aprovuar etiketat për tre Marlboro Heatsticks (një të thjeshtë dhe dy mentol) duke deklaruar se ato reduktojnë ekspozimin ndaj kimikateve të dëmshme.

Lejimi i pretendimeve për “modifikim të ekspozimit” për produktet IQOS do të thotë që FDA ra dakord se “pritet që përfitues të jetë shëndeti i popullatës në tërësi”, në krahasim me cigaren konvencionale.

“Në veçanti, agjencia përcaktoi që kompania demonstroi se për shkak se sistemi i ngrohjes së duhanit IQOS ngroh duhanin dhe nuk e djeg atë, ai zvogëlon ndjeshëm prodhimin e kimikateve të dëmshëm dhe potencialisht të dëmshëm në krahasim me tymin e cigares”, tha FDA.

“Për më tepër, studimet treguan se kalimi i plotë nga cigaret në sistemin e ngrohjes së duhanit IQOS në mënyrë të konsiderueshme ul ekspozimin e trupit me 15 kimikate specifike të dëmshme dhe potencialisht të dëmshme. Vlerësimi toksikologjik zbuloi gjithashtu se, krahasuar me tymin e cigareve, aerosolet IQOS përmbajnë nivele të konsiderueshme më të ulëta kimikatesh toksike që mund të dëmtojnë sistemin e frymëmarrjes ose atë riprodhues. Për më tepër, FDA zbuloi se aplikimi mbështet gjetjet e nevojshme për t’u kuptuar nga konsumatori “.

Philip Morris-it i kërkohet të kryejë studime shtesë mbi pas-marketimin për të vlerësuar efektet në “perceptimin, sjelljen dhe shëndetin e konsumatorit”, shtoi agjencia. Këto përfshijnë studime për përdorimin e produkteve nga të rinjtë.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.