Duel kapitenësh, ai i Bazelit ngacmon Abrashin pas humbjes: Ne deshëm të të mbanim

Jul 25, 2021 | 22:49
SHPËRNDAJE

Debutimi si kapiten i Grasshopers nuk ka qenë me fat për Amir Abrashin. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare nuk mundi të evitonte dot humbjen e skuadrës së tij që u mposht me shifrat 2-0 nga Bazeli në “klasiken” e futbollit zviceran. Një humbje që është shoqëruar edhe me thumbime me ish-shokët e tij të skuadrës, meqë mesfushori ishte pjesë e Bazelit në sezonin e kaluar.

abrashi

Abrashi mbylli kontratën me Frajburgun por nuk gjeti akordin me Bazelin, edhe për faktin se e kërkonte Grasshopers në akademinë e të cilit ishte rritur. Të premten, në një intervistë të dhënë për mediat zvicerane, ai ishte pyetur nëse ishte më mirë të luante për Grashopers sesa për Bazelin.

“Padyshim. Jam shumë krenar që ekipi u ngjit në kategori. Në fund, kur ngjitja ishte pranë sigurimit, edhe unë e ndjeja një gëzim të tillë. Unë jam një djalë i Grasshopers dhe jam krenar për këtë”, ishte përgjigja e tij. Fjalë të cilat nuk janë harruar nga ish-shokët e skuadrës te Bazeli.

Në përfundimin e sfidës së stome, Abrashi dha intervistë për SRF dhe pastaj po largohej drejt dhomave të zhveshjeve, ndërsa vendin e tij para mikrofonit e mori kapiteni i Bazelit, Valentin Stoker. Ky i fundit, para se të niste intervistën, lëshoi një thumbim në adresë të mesfushorit shqiptar. “The që ishte më mirë me ta se sa me ne te Bazeli. Ne do të kishim dashur të të mbanim”, ishte thumbimi i tij në adresë të shqiptarit, i shoqëruar me të qeshura mes të dy lojtarëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura