‘Dubai Porta Potty’ dhe skandali i 5 mijë eurove për s*ks/ Komenti i Ermal Mamaqit bëri për të qarë Arta Nitajn, ç’ndodhi në prapaskenat e “Dance With Me”

Sep 21, 2022 | 12:49
SHPËRNDAJE

Në rrjetet sociale është bërë virale një video e Ermal Mamaqit dhe komentet që ai bëri për Arta Nitajn gjatë natës së parë të “Dance with me”, ku janë respektivisht anëtar jurie dhe konkurrente.

Aktori duket se ka risjellë në vëmendje skandalin e bujshëm “Dubai Porta Potty”, duke aluduar se Arta është pjesë e tij.

“Doja të dija si ta bëjmë edhe ne trupin si Arta?“-pyeti Ermali duke marrë përgjigje nga moderatorja e emisionit Alketa Vejsiu e cila tha: “Duhet të shkosh në Brazil.”

Mirëpo, vazhdimi i bisedës ishte i hidhur me Ermalin që pyet: Brazil apo Dubai?” Pyetje të cilës iu përgjigj sërish Alketa, po me një pyetje tjetër: Po me Dubain ç’kishe tani?”

Po Arta si reagoi në gjithë këtë? Ajo nuk foli, thjesht e kaloi me një buzëqeshje.

Reagimi i saj u komentua shumë edhe në mediat sociale teksa ‘Kryefjala.com’ shkruan se “komentet e anëtarit të jurisë Ermal Mamaqi (që janë pasuar me buzëqeshjen ironike edhe të Alketës) e kanë bërë për të qarë Nitajn në prapaskenat e programit.”

Gjithsesi deri tani nuk ka asnjë reagim nga asnjë prej palëve. Theksojmë se “Dubai Porta Potty” thuhet se lidhet me influencers dhe vajzat e tjera të reja që në këmbim të parave ose dhuratave lënë të tjerët të kryejnë jashtëqitjen dhe urinën sipër trupit dhe fytyrës (përfshirë edhe gojën).

Sipas Urban Dictionary, ato “blihen” nga burra të pasur arabë dhe europianë për 30,000+ dhe marrin pjesë në “festat e jahteve”. Nëpër jahte thuhet se ndodhin praktikat e tmerrshme të përmendura më sipër. E kur e gjitha kjo mbetet një thashethem, që vështirë se mund të merret në konsideratë përsa kohë mungojnë prova dhe hetime më të besueshme, të shumtë janë njerëzit që e kanë marrë në konsideratë dhe kanë nisur akuzat ndaj vajzave të njohura shqiptare, kryesisht ndaj atyre që vizitojnë shpesh Dubain.

Skandali ku u përfshi Arta Nitaj

Kohët e fundit Arta u vu në qëndër të vëmendjes pak kohë më parë, pas një skandali me YouTube-rin britanik Teddy Grey.

Ky i fundit e akuzoi bukuroshen se merrte para në këmbim të një nate me të.

Në bisedat private që You Tube-ri fillimisht postoi në Instastory shihej që modelja po diskutonte me një person të paidentifikuar, i cili pretendonte se Arta i ka marrë 5 mijë euro për një natë.

Ai e kërcënonte se nëse nuk shkon te ai do i publikojë foton. Ndërkohë, modelja ia kthente po me kërcënim duke i thënë: “Provoje dhe e shikon çfarë të gjen”, ndërsa i kërkonte ta fshijë foton.

E pas këtyre akuzave të forta modelja kosovare zgjodhi që të heshtë dhe të mos japë asnjë deklaratë në lidhje me skandalin duke vazhduar normalisht të shijojë jetën e saj në pushime të shumta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura