“Duart e bllokuara pas krevatit, të qara dhe ulërima”, rrëfimi shokues i një vajze: Çdo vit në prag të Krishtlindjeve, takoj përdhunuesin tim

Dec 24, 2019 | 17:27
SHPËRNDAJE

“Çdo vit në prag të Krishtlindjes, shokët e mi të shkollës në fshatin ku jam rritur, mblidhen në një lokal nate, tip pub-i. Është tradita ime e preferuar, por shkatërrohet gjithmonë nga një person të cilin shpresoja se nuk do e shikoja më. Përdhunuesi im”.

vajze

Është ky rrëfimi shokues i një vajze skoceze, e cila tregon kalvarin e saj të vuajtjeve.

Ajo thotë se gjithçka ndodhi tre vite më parë në shtëpinë e saj, ku personi të cilin e njihte qysh kur ishte 8 vjeçe, i dërgoi një mesazh për ti thënë se do vinte fshat për të takuar familjen dhe e pyeti nëse mund të takoheshin.

“Erdhi që të pinte diçka me miqtë e mi dhe humbi trenin, kështu që fjeti tek unë. Tentoi që të më puthte në taksi dhe në shtëpi. Por qeshëm, pasi menduam se një puthje ishte e çuditshme në miqësuinë tonë. Gjithsesi isha e qetë dhe e lashë që të flinte me mua. Vesha pizhamat dhe u përpoqa të flija, por e ndjeja pas shpine. Aty nisi drama… Duart e bllokuara pas krevatit, të qara dhe ulërima. Thotë se nuk e mban mend se çfarë ka ndodhur, por për mua është një prej gjërave të dhimbshme dhe nuk do e harroj kurrë”, tregon e reja.

Ajo shton se e ka të pamundur që të harrojë pasi për çdo Krishtlindje, është sërish aty, në të njëjtin lokal.

“Fatkeqësisht e di se cilat do të jenë komentet për këtë artikull ‘pse nuk shkove në polici? Pse nuk e denoncon tek miqtë dhe familja e tij?’ Përgjigja ime është e njëjta që japin shumë viktima të përdhunimit. Vetëm 3% e përdhunimeve të denoncuara, dënohen. Isha e dehur atë ditë dhe e lejova ish-mikun tim që të flinte në krevat me mua. Nuk e mendoja se do isha viktimë. Pastaj është edhe elementi persona. Jetët tona kryqëzohen, siç ndodh me 90% të viktimave të përdhunimit me agresorët e tuyre. Ndoshta mund të kuptoni edhe se kisha frikë që të flisja, isha e ferikësuar se mos humbja miqtë e mi dhe se ngjarja do më shënjonte gjithmonë në fshatin tonë të vogël ku jetoja”, tregon e reja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura