“Duan të na ulin në gjunjë”, Erdogan me mesazh të fortë: Së shpejti do kuptojnë se…

Aug 21, 2018 | 8:50
SHPËRNDAJE

“Nuk ka dallim mes sulmit ndaj ekonomisë sonë dhe sulmit të drejtpërdrejt ndaj ezanit dhe flamurit tonë, qëllimi është që Turqinë dhe popullin turk ta hedhin në gjunje, qëllimi është ta na vënë në robëri”, deklaroi presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

Recep-Tayyip-Erdogan640.-Photo-BETAPHOTO-AP-Photo-Burhan-Ozbilici-533x400

Erdoğan në videomesazhin e sotëm uroi festën islame të Kurban – Bajramit të gjithë muslimanëve të botës.

Duke kujtuar se populli turk deri në ditët e sotme ka qëndruar i drejtë për shkak të aftësisë së tyre për të vepruar si një trup, një zemër dhe një poemë, Erdoğan theksoi se kjo ishte arsyeja për tejkalimin e të gjitha sulmeve kohën e fundit, që nga përpjekja e grushtit të shtetit në korrik të vitit 2016 deri te të gjitha sulmet që u refuzuan me vendosmëri.

“Çdo sulm ndaj lirisë sonë, ezanit dhe flamurit tonë me vendosmëri të barabartë i kemi refuzuar”, tha Erdoğan.

Ai rikujtoi se Turqia më 15 korrik gjatë refuzimit të tentimit të grusht shtetit tregoi gatishmëri për të mbijetuar në një territor mijëvjeçar me çdo kusht.

“Nuk ka dallim mes sulmit ndaj ekonomisë sonë dhe sulmit të drejtpërdrejt ndaj ezanit dhe flamurit tonë, qëllimi është që Turqinë dhe popullin turk ta hedhin në gjunj, qëllimi është ta na vënë në robëri. Ata që mendojnë se Turqinë do ta mposhtin me goditjen ndaj vlerës së valutës, ndërsa nuk patën sukses duke përdorur organizata terroriste, çeta të ndryshme tradhtare dhe kurthe, së shpejti do të kuptojnë sa gabojnë. Me ndihmën e Zotit, vendi ynë është mjaft i fuqishëm që të tejkalojë të gjithë këtë. Mjafton të jemi unik”, tha Erdoğan.

Presidenti turk porositi se gjithmonë i ka në mendje dhe lutje të gjithë njerëzit e shtypur në Palestinë, Siri, Azinë Jugore dhe në pjesë të tjera të botës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura