“Duam të ndihmojmë njerëzit më të rrezikuar”- Victoria Beckham dhuron 25% të fitimeve nga shitja e veshjeve dhe make up për të ndihmuar në betejën kundër COVID-19

Mar 30, 2020 | 16:16
SHPËRNDAJE

Victoria Beckham po dhuron 25% të fitimeve nga shitja e rrobave që ka dizenjuar vetë si edhe make-up për të ndihmuar në luftën ndaj koronavirusit.

Stilistja me famë botërore u detyrua të mbyllë dyqanin e saj në Londër për shkak të pandemisë por ende bën shitje online të markave të saj.

Victoria informoi ndjekësit e saj në Instagram se të ardhurat e mbledhura nga shitja e veshjeve dhe make up do të shkojnë për organizatën e bamirësisë Trussell Trust në Britaninë e Madhe dhe për Feeding America në SHBA.

“Fjalët nuk mund ta përshkruajnë se sa mirënjohës jemi për trimërinë dhe punën e palodhur të secilit që po sakrifikon për të na mbajtur të sigurt. Ne jemi në këtë të gjithë së bashku. Victoria Beckham dhe Victoria Beckham Beauty beson se në këto kohë të pasigurta ushqyerja juaj dhe e familjeve tuaja të jetë përparësi,”- informoi Victoria.

Ndërsa më pas shtoi: “Jemi të përkushtuar të ndihmojmë njerëzit më të rrezikuar të shoqërisë sonë, infermierët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor që janë duke sakrifikuar shëndetin e tyre për tu kujdesur për të tjerët, mësuesit që vazhdojnë të japin mësim, nënat dhe fëmijët, shumë prej të cilave janë ënë shtëpi duke balancuar punën me orar të plotë dhe shkollimin në shtëpi, të moshuarit që janë në rrezik të madh shëndetësore dhe të paaftë për të dalë të bëjnë vetë pazar.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura