Rama bën ironi me Bashën: Do veting se s’vjen dot në pushtet

Sep 18, 2018 | 13:09
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama reagon me nota ironie pas deklaratave të kryeopozitarit Basha, nga selia e Partisë Demokratike.

“Ai krimineli është shoku i burrit të motrës së kundërshtarit tim. Mamaja e tij ka lidhje me tre komshi kriminelë. Krushku i njërit është trafikant që del i lidhur me kundërshtarin tim. Shans për të marrë pushtet me zgjedhje unë s’kam. Prandaj dua Veting për lidhjet e tij me krimin”, shkruan Rama në një postim në Twitter.

rama-basha

Më herët, Basha akuzoi kreun e qeverisë, por edhe deputetë e misnitra për lidhje me krimin, ndërsa kërkoi që të procesohet sa më shpejt me vetingun në politikë.

“Dje, nxori Ermal Hoxhën nga burgu, Saimir Tahiri që u vërtetua me jaht personal që lëvizte nga Mali i Zi, i jep mbrojtje politike, Xhafajt po kështu. Xhafa dhe Tahiri kanë provat e përfshirjes së Olsi Ramës në Xibrakë, kjo është dosja me të cilën mbahet peng Edi Rama. E mbajnë peng bandat që bëjnë ligjin nga Shkodra në Vlorë”, ishin disa nga akuzat që lëshoi Basha.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura