“Dua të shfryj …”- Iva Aliko e penduar për ndërhyrjet kirurgjikale: Jam bërë pishman, po e vuaj

Feb 25, 2020 | 16:05
SHPËRNDAJE

Iva Aliko është ndër të paktat femra të showbizz-it në Shqipëri që ka pranuar ndërhyrjet kirurgjikale.

Madje shprehu pendesë duke thënë se do i shfryjë buzët dhe gjoksin në momentin që do gjejë një mjek të mirë.

Ajo rrëfeu se i bëri ndërhyrjet kirurgjikale në një kohë kur ishin trend duke mos menduar gjatë pasojat e veprimit e saj, të cilat thotë se po i vuan edhe sot.

“Unë jam kundra ndërhyrjeve plastike edhe pse i kam bërë vete. I kam bërë para shumë vitesh dhe jam bërë pishman, jam penduar. Po përpiqem ti heq por do gjej vendin e duhur. Po ti shfryj patjetër. Nuk më pëlqejnë më. 

Në kohën që kam kryer ndërhyrjet estetike kanë qenë trend, nuk e mendova gjatë dhe akoma po e vuaj këtë gabim. Derisa të gjej doktorin e duhur, në Shqipëri normalisht nuk bëhet fjalë,”- tregoi Iva Aliko e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”.

Ajo pranoi se ndërhyjet në buzë i ka bërë në moshën 18 vjeçare.

“Kam filluar të bëj ndërhyrje tek buzët para shumë vitesh, kur isha 18 ose 19 vjeç”- u shpreh Ilva.

      

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura