“Dua të ndaj lajmin e mirë të…”- Basha zbulon detaje nga takimi me Ministrin e Jashtëm Italian, ja çfarë i kërkova

Nov 20, 2020 | 17:25
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar pasditen e sotme me ministrin e Jashtëm Italian, Luiggi Di Maio.

Në një prononcim për mediat, Basha shprehet se i kërkoi Di Maios që të bëjë gjithçka që Italia të sigurojë akses për vaksinat anti-Covid që do jenë në përdorim.

Po ashtu Basha thotë se e ka siguruar Di Maion se opozita do të bëjë gjithçka për ta ndihmuar procesin e integrimit.

Basha: Një takim jashtëzakonisht dhe miqësor dhe të frytshëm me ministrin Di Maio. Falënderova Ministrin për ndihmën që na ka dhënë shteti italian gjatë kësaj pandemie. I kerkova qe te beje gjithcka qe Italia mike te siguroje akses per vaksinat anticovid qe do jene ne perdorim .

Dua të ndaj lajmin e mirë të angazhimit të qeverisë italiane për të asistuar personelin shëndetësor shqiptar në adaptimin e vaksinës anti-COVID. Kur të gjithë vendet e mëdha po synojnë të marrin sasi të mëdha vaksinash, t’i drejtohesh një vendi të madh për mbështetje është zgjidhja e duhur për një vend të vogël si ne.

Për herë të shtatë në 7 vite Shqipëria rrezikon një JO tjetër në procesin e integrimit për shkak të mosplotësimit të kushteve. Reforma zgjedhore, kryekushti i hapjes së negociatave, u zhbë në mënyrë të njëanshme.

Sigurova z.Di Maio se opozita do të bëjë gjithçka për ta ndihmuar procesin e integrimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura