“Dua të bëhem shumë i pushtetshëm, Ledrin dhe Getoarin nuk i njoh”

Jan 28, 2016 | 11:36
SHPËRNDAJE

Rigels Rajku, i njohur me emrin e muzikës Noizy, e ka krahasuar jetën e tij me një film aksion me shumë aventura, me kulminacion të bukur, atë të arritjes së famës së ëndërruar.

Ende pa i mbushur të 30-at ka mundur të fitojë shumë fansa në muzikë dhe shumë para për ta jetuar jetën si VIP, aq sa nëse e pyet për veten, thotë tashmë “I’m too rich”. Ka nga ata që e komentojnë si një playboy, don zhuan, apo pasanik që luan me paratë.

files

Për jetën që bën në të vërtetë, albumin ndryshe që po përgatit të publikojë, pasurinë dhe nëse ka plan të martohet, i rrëfen në këtë intervistë për gazetën “Panorama”:

Në ç’fazë të karrierës je si reper? Po të shijon kjo lloj jete?

Mund ta quaj një fazë të shëndetshme, pra jam në fazën ku kam ëndërruar përherë të jem. Por ende kam prapë rrugë për të bërë, madje shumë.

Sa kushton një këngë te Noizy? Nëse një artist vjen në studion tënde, sa para duhet të ketë me vete për një krijim nga ty? Sa kushton një këngë në studion e OTR Records?

Varet se çfarë kërkon artisti, për shembull nëse do të bëjë një këngë të vetme ose album, atëherë çmimet janë të ndryshme. Di të them që kam producentin më të mirë mes shqiptarëve, i cili di të bëjë vërtet magji, dhe ai quhet Aboom.

Njihesh si reper prodhimtar, pasi publikon shumë këngë në kohë të shkurtër. Sa arriti numri i këngëve në vitin që lamë pas?

Punoj shumë, sepse kam për çfarë të flas. Vitin që kaloi bëra plot 10 këngë e sipër, ekzaktësisht 13.

Konfliktet mes reperave kanë qenë ndër më të për folurat së fundi. Mund të na thuash si është marrëdhënia jote aktuale me Ledri Vulën, Getoar Selimin, Stresin, Skivin etj?

Nuk i njoh.

Komentohesh vazhdimisht për marrëdhënie me femra të njohura, dhe e fundit ishte modelja Kristin Prengaj. Çfarë mund të thuash për miqësinë tuaj?

S’kam asnjë lidhje me Kristin, përveçse ka punuar në klipin “Gangsta Love”. Është thjesht shoqja ime.

noizukop1

Shumë komente mori një foto e jotja, për të cilën shkruhej se e kishe shkrepur ndërkohë që dikush të bënte seks oral. Kishte ndonjë lidhje komenti me të vërtetën?

Fotot përfliten nganjëherë, prandaj postohen nga ana ime….

Të pëlqen kur të quajnë apo të trajtojnë si playboy të muzikës shqiptare?

Njerëzit kanë të drejtë të mendojnë çfarë të duan për mua, seksi, i shëmtuar, i fortë, i dobët. Mbetet mendimi i tyre dhe në njëfarë mënyre ua respektoj, sepse edhe unë mendoj gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Në fund të fundit, është thjesht mendim.

Me kaq eksperienca që ke pasur në jetë, të shkon në mendje të martohesh prapë. Si do të ishte gruaja ideale për ty?

Nuk mendoj për martesë tani. Do të kalojë kohë shumë e gjatë nga sot kur unë të vendos për diçka të tillë. Beqar me një jetë dinamike, duke fluturuar nga një shtet në tjetrin për koncerte.

noizy

Cilat janë ekstravagancat e tua, dhe ku synon të arrish?

Dua të bëhem shumë i pushtetshëm në vendin tim, saqë me forcën që do të kem, do të ndihmoj çdo nevojtar duke ia nisur nga shteti im. Ekstravagancat e mia s’janë asgjë më shumë se të njerëzve të tjerë, përveç muzikës.

Dimë që po punon për një tjetër album, çfarë do të jetë surprizuese në krijimet e tuaj në këtë konkurrencë muzikantësh?

Pak para verës do të dalë albumi im II, që do të ketë CD dhe disa elemente speciale. Nëse CD do të blihet me paketë, do të ketë foto që s’janë parë më parë solo dhe me grupin. Po ashtu dhe në muzikën brenda albumit do të ketë krijime shumë interesante, solo dhe disa bashkëpunime me pjesëtarët e grupit, asnjë nga jashtë.

Do të ketë disa emra që mbahen mend që nga fillimet e mia si: Shadow Mali, G Ak, Varrosi, Lil Koli, Nolian etj. Shumë prej këngëve të albumit janë prodhuar si nga muzika dhe masterizimi nga DJ Aboom, një djalë 24-vjeçar nga Zyrihu, me origjinë nga Gjakova. Dua të theksoj që talentet i adhuroj, ndaj jam fans i flaktë i grupit tim.

F_MZnKz_

Sa ka arritur numri i femrave që ke pasur njëherësh në shtrat?

Vetëm 1 femër.

Këngëtarja e huaj me të cilën do të dojë të kishe një duet?

Rihanna.

Pjesa më seksi e pamjes tënde?

Truri, edhe pse nuk duket.

Sa orë gjumë bën Noizy?

Ushqehem shumë dhe fle pak, punoj shumë e s’mundeni me më kap. (qesh)

Sa makina në garazh?

Disa.

Ora?

Disa.

Cigare puro?

Shumë.

Kostume klasike e këpucë?

Shumë.

Shtëpi?

Kam disa shtëpi.

Përgatiti: KLOTILDA HARKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura