‘Dua ta bëj Bashën pjesë të fitores’/ A ka parasysh një koalicion paszgjedhor me PD-në? Ja si përgjigjet Rama

| 14:04
SHPËRNDAJE

Kreu i qeverisë dhe njëherësh kryetari i PS, Edi Rama gjatë fjalës së tij sot teksa njoftoi hapjen e listave, theksoi se do të donte ta bënte kryedemokratin Basha pjesë të fitores.

Por, a kuptonte me këtë, apo ka ndërmend një koalicion paszgjedhor me PD-në dhe Bashën, kryeministri Rama?

Kësaj pyetjeje i ka dhënë përgjigje i pari i qeverisë, pas interesimit të medias, duke sqaruar se me fitore ai kishte parasysh integrimin sa më shpejt të vendit në BE.

Fitorja ime është që Shqipëria të bëhet më e mirë dhe të ecë më shpejt në rrugën e integrimit evriopian, dhe pjesë e kësaj fitore do të dëshiroj shumë të kisha edhe Bashën dhe PD në radhë të parë, por edhe gjithë të tjerët”- tha Rama.

Sipas Ramës, diskutimi për të hapur listat ka filluar shumë kohë më parë dhe nëse ai nuk e bënte kjo do të ishte kosto për PS në sytë e popullit.

Po të shikoni seancat e parlamentit ka qenë avaz i përditshëm, nga ana tjetër ua thashë, parlamenti është legjitim dhe sovran dhe vërtët ka realitet politike brenda e jashtë, por ka një realitet më të madh që është ai i popullit shqiptar që në shumicë dërrmuese, që është në rritje të vazhdueshëm do të ketë të drejtë të zgjedhë deputetin. Nëse PS e bllokon këtë, dëmtohet në sytë e popullit dhe nuk i krijoj PS kosto, por punoj për të njehsuar qëllimet e cdo shqiptari me atë të PS”- tha Rama.

Çfare tha Rama

Eshtë e qartë që unë nuk punoj që PS të humbë, kjo është e qartë, nuk ka ndonjë njeri që beson se unë të punoj që PS të humbasë e të fitojë Lulzim Basha dhe PD, unë jam gati ta bëjë atë pjesë të fitores, por jo të punoj me grupin tim që të bëjmë gjithçka që të humbasim, por ky nuk është ndryshim i rregullave të lojës, ato janë të shkruara në marrëveshje, ky është ndryshim që fut qytetarët në lojë më shumë se deri sot. 

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.