“Dua që kjo të mbarojë deri për Pashkë!”- Trump kërkon heqjen e kufizimeve për koronavirusin: Humbasim mijëra njerëz nga….

Mar 25, 2020 | 12:00
SHPËRNDAJE

26353478-8147411-President_Donald_Trump_on_Tuesday_argued_that_thousands_die_ever-a-68_1585088635789Presidenti Donald Trump kërkon që kriza e koronavirusit në SHBA të marrë fund deri në Pashkë dhe të hiqen masat kufizuese, sepse atëherë  është një ditë e veçantë dhe dëshiron t’i shikojë kishat plot me njerëz.

“Ne humbim mijëra e mijëra njerëz në vit nga gripi. Dhe nuk e mbyllim vendin”, tha Presidenti Trump në “Fox News”. Ai shtoi se qëllimi i tij do të ishte që të kthehej normaliteti deri të dielën e Pashkëve, e cila është 12 Prill. Kjo është 19 ditë larg.

“Do të dëshiroja ta hapja deri në Pashkë. Do të më pëlqente ta hapja atë deri në Pashkë”, tha Trump. “Unë do t’jua them këtë tani. Është një ditë kaq e rëndësishme për arsye të tjera, por unë do ta bëj një ditë të rëndësishme për këtë arsye. Unë do të doja shumë që vendi të hapet në Pashkë. Mendoj se është e mundur. Pse nuk qenka? Asnjëherë nuk e kemi mbyllur vendin më parë…Unë mendoj se e diela e Pashkëve do të ketë mbushur kishat në të gjithë vendin tonë…”.

Presidenti Trump argumentoi se ndërsa gripi mund të vrasë mijëra kështu mund të bëjë edhe një ekonomi e tmerrshme.

“Shikoni, ju do të humbni qindra njerëz nga gripi. Por ju do të humbni më shumë njerëz duke e futur një vend në një recesion masiv ose depresion. Do të keni vetëvrasje nga mijëra. Do të ndodhin të gjitha llojet e gjërave. Do të keni paqëndrueshmëri. Ju nuk mund të hyni dhe të thoni: ‘Le t’i mbyllim Shtetet e Bashkuara’”

Presidenti Trump ka filluar të mbrojë idenë për një rikthim në jetën normale edhe pasi ekspertët mjekësorë japin këshillat e kundërta. Nxitja e tij vjen kur Kongresi po i afrohet një marrëveshjeje për një pako shpëtimi ekonomike prej 2 trilionë dollarësh për individë dhe bizneset e goditura fort nga koronavirusi.

Presidenti Trump ka qenë i qartë se është i shqetësuar për ndikimin ekonomik që vijnë nga të gjitha bizneset që mbyllen për shkak të pandemisë. Tregu i aksioneve është goditur, duke fshirë gati të gjitha fitimet që bëri që kur Trump mori detyrën.

Politikanët nga të dy anët e kanë paralajmëruar  Trumpin kundër një përfundimi të hershëm në distancimin shoqëror.

“Nuk do të ketë ekonomi që funksionon normalisht nëse spitalet tona janë të mbingarkuara dhe mijëra amerikanë të të gjitha moshave, duke përfshirë mjekët dhe infermierët tanë, vdesin sepse ne kemi dështuar të bëjmë atë që është e nevojshme për të ndaluar virusin”, shkroi Kongresmenia Republikane Liz Cheney në “Twitter”.

Hillary Clinton shkroi se “Është e pabesueshme që kjo duhet të thuhet: Të lejosh mijëra njerëz të vuajnë dhe vdesin është e gabuar. Nuk është as një recetë për të shpëtuar ekonominë”, ka shkruar ajo në “Twitter”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura