Dua Lipa thyen rregullat e Covid-19, policia ndërpret xhirimet e klipit! Banorët e zonës: Ishte një makth

Oct 17, 2020 | 13:18
SHPËRNDAJE

Ylli i muzikës pop, Dua Lipa ka thyer rregullat e qeverisë britanike për kufizimin e lëvizjeve në kuadër të frenimit të Covid-19.

dua lipa (8)

Dua Lipa dhe bashkëpunëtorët e saj dolën mbrëmjen e së mërkurës në sheshin lindor të Londrës për të xhiruar klipin e saj të ri muzikor, raporton “The Sun”.

dua lipa (4)

Këngëtarja dukej se ishte në humor të mirë gjatë xhirimeve të produksionit. Por, pas pak kohësh, banorët e zonës filluan të shqetësoheshin, sepse situate u bë më euforike.

dua lipa (7)

Dua dhe shoqëruesit e saj po i shijonin në maksimum xhirimet, por për ata që jetonin përreth tyre, xhirimet ishin një makth,”- tha një banor i zonës.

dua lipa (6)

Dukej sikur njerëzit në xhirime po thyenin rregullat dhe përjashtimi shoqëror ishte plotësisht i përjashtuar,”- shtoi ai.

dua lipa (1)

Gazeta britanike citon një banor duke thënë:

Njerëzit në zonë po respektojnë ligjin, kështu që të shihje hapur një yll të muzikës pop që po thyente rregullat, për ta nuk ishte e pranueshme. Dikush thirri policinë”.

dua lipa (3)

Fotografitë e publikuara nga gazeta tregonin dhe momentin kur makina e policisë mbërriti në vendin e xhirimeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura