“Dua Lipa sapo ka publikuar albumin e vitit 2020?”- BBC shkruan për suksesin  këngëtares shqiptare: E ardhmja fillon tani…

Mar 27, 2020 | 13:41
SHPËRNDAJE

“E ardhmja fillon tani për fansat e izoluar të Dua Lipës, pasi ylli i popit nxori albumin e saj të ri një javë më herët”.

Kështu e ka nisur artikullin media prestigjioze BBE dedikuar këngëtares me origjinë shqiptare.

“Future Nostalgia” u publikua nga Dua më herët për shkak se u përhap online në internet para kohe dhe nuk dihet ende sesi ndodhi.

Por nuk kanë kaluar as 24 orë që nga publikimit i albumit dhe kritikët i kanë dhënë vlerësimet maksimale duke e konsideruar “të shkëlqyer” dhe “një perfeksion i popit”.

Tani është albumi më i vlerësuar i vitit 2020 në faqen e Metacritic me një rezultat prej 92 pikësh.

NME dha rezultatin më të lartë, duke e cilësuar “Future Nostalgia” një: “Pefeksion të fuqishëm të popit nga një yll që s’ka frikë të tregojë atë që mendon.”

“Albumi i dytë i artistes trajton seksin, pabarazinë dhe fuqizmin,”- raportoi Rhian Daly.

Guardian e përshkroi këngëtaren shqiptare si “një vizionare të vërtetë të popit”, duke i dhënë katër yje.

Ky është albumi i dytë i Duas dhe është vazhdim i albumit të saj debutues të vetëtitulluar që mori dy Brit Awards.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura