Dua Lipa nuk i lë vend imagjinatës. Ylli shfaqet nudo nga vaska pak ditë pasi u fotografua me të dashurin e ri

Sep 28, 2022 | 9:12
SHPËRNDAJE

PanoramaPlus.al/ “Dua Lipa ndez rrjetin” është tashmë një kryefjalë e postimeve të saj në rrjetet sociale pasi artistja nuk zhgënjen kurrë. Por, këtë herë me të vërtetë e dogji dhe ku ka zjarr më të madh se një foto nudo nga vaska?

20220928082645_6-3gi93spvjl05xwahfoy7sw

Ylli i pop-it nuk shkon shumë larg me fotot provokuese, por këtë herë e ka nxitur paksa imagjinatën e ndjekësve të saj.

Ajo ka publikuar një album me foto në Instagram ku ka ndarë pjesëza të ndryshme nga ditët e saj të fund. Shqiptarja shihet shunë stil me një çantë tëe krijuar nga Raul Lopez në një lëkurë të gjelbër në një printim pitoni.

Kjo si një kontrast vrasës me pallton e bardhë të Lipës – gjithashtu nga Luar – dhe një palë ‘pantaboots’ të zeza ‘Balenciaga’.

Dhe mes fotove ajo ndau edhe një ku shihet në vaskë totalisht e zhveshur dhe me shkumë në të pasmet e saj. Dua shihet duke parë nga dritarja teksa mban kufje.

Kjo vjen pasi, Duau fotografua me të dashurin e përfolur Aron Piper në Meksikë. Pak ditë më parë ata janë kapur në club bashkë duke festuar e kërcyer dhe më pas kanë dalë po bashkë duke hipur në të njëjtin automjet.

Nuk është hera e parë që të dy kapen së bashku, ndaj spekulohet se prej disa javësh ata janë në lidhje, të paktën që nga qershori, kur u panë për herë të parë bashkë duke kërcyer në një klub të qytetit të Madridit. Me atë rast, Piper u kap duke folur në veshin e Dua Lipës dhe të dy treguan kimi të shkëlqyer. Aron Piper është një model dhe këngëtar spanjoll i cili që nga viti 2018 merr pjesë në serialin e Netflix “Élite”.

Dua festoi ditëlindjen e saj të 27-të në 22 gusht dhe udhëtoi drejt Ibizës. Mirëpo, gjejeni me kë ka qenë… ‘Panorama Plus’ ka vënë re se artistja shqiptare ka qenë në shoqërinë e menaxherit të aktorit dhe gjithë miqve të tij. Ata kanë postuar pamjet nga festa që i kanë organizuar Duas të cilës i kanë kënduar edhe në spanjisht këngën e ditëlindjes. Ndonëse Aron nuk është shfaqur askund, duket e pamundur që ai mos të ketë qenë në festë ku ishin gjithë miqtë e tij. Ka marrë vëmendje faktin se Dua nuk është shoqëruar nga familjarët apo mikeshat e saj të vjetra.


Kjo situatë na risolli në kujtesë fillimet e lidhjes së saj me Anwar Hadid, nga i cili u nda në nëntor të 2021. Në 2019 Dua u shfaq në ditëlindjen e tij me një tortë në duar e më pas ata zyrtarizuan lidhjen e tyre.


 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura